Aktualitet

‘Dosja 339’, Altin Avdyli kërkon përjashtimin e gjyqtares








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:45 - 21/12/20 |
mapo.al

Një ndër personat kryesor të arrestuar si pjesë e dosjes 339, Altin Avdyli, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Saniela Shirka, që po gjykon çështjen e tij.



Astrit Avdyli shprehet ndër të tjera se gjyqtarja në fjalë ka dhënë vendim për një pjesë të dosjes “339/3” ndaj nuk mund të gjykojë çështjen në fjalë “339/2”.


Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me relatore znj. Danile Shirka, me Vendimin Nr.28, date 28.10.2020, (per të njëjtin procedim) ka vendosur:




Duke qënë se pë të njëjtin procedim është shprehur më vendim, kjo gjyqtare Daniela Shirka, nuk mund të gjykoje ceshtjen me penale nr. 38, me te pandehur, Gjevi Ndoka, Altin Avdyli, etj.



Operacioni Volvo 4, si u arrestuan të “fortët” e Shijakut bashkë me 2 ish-deputetët e PS-së, Arben Ndoka dhe Çuko


Pasditen e 21 tetorit 2018, autoritetet ligjzbatuese shqiptare finalizuan operacionin e njohur si “VOLVO 4”.  Nga operacioni u godit grupi i laboratorit të heroinës në Has, grupi i Shijakut, ndërsa janë àrrestuar edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, që dolën nga përgjimet e grupit kriminal të Avdylajve.

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për tràfik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në prànga krejt rastësisht, për ryshfet.

Ndaj Altin Avdylajt rëndojnë akuzat për veprat penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”dhe “krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës”.

Gjatë hetimit të SPAK rezultoi se Altin Avdyli dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Evropiane.

Në tetor, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e Altin Avdylajt për gjykim të shkurtuar dhe ndarjen e çështjes nga të pandehurit e tjerë të dosjes “339”.

Për Altin Avdylin SPAK ka kërkuar 10 vite burg, ndërsa për të gjithë grupin 147 vite.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas