Dosja 339 e 184 – Eurodeputetët: Pse është heshtur për vjedhjen e votës në Shqipëri?

Tre deputetë të Parlamentit Evropian, i kanë dërguar një letër përfaqësuesit të lartë në KE Joseph Borrel, ku i kërkojnë informacion rreth ecurisë së hetimeve për vjedhjen e votës në Shqipëri.

Sipas tyre është zhgënjyes fakti që kjo çështje nuk është përmendur në progres-raport.



Ata kërkojnë një përgjigje të detajuar rreth ecurisë së hetimeve, duke qenë se ndëshkimi i krimit zgjedhor është kërkesë e integrimit.

“Fatkeqësisht, krimet e dyshuara janë përballur me pandëshkueshmëri, e madje edhe me promovime të aktorëve të përfshirë”, thuhet në letrën e firmosur nga suedezi David Lega, gjermani Michael Gahler, dhe austriaku Michael Mandl.

Deputetët e parlamentit, i kanë nisur një letër Përfaqësuesit të Lartë për Marrëdhëniet me Jashtë në KE Joseph Borrell ku kërkojnë të dinë se përse në progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë nuk është përfshirë vjedhja e votës.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postim në rrjetet sociale eurodeputeti suedez David Lega, që është dhe raportuesi për Shqipërinë në PE, një nga nënshkruesit e kërkesës, së bashku me eurodeputetin gjerman Michael Gahler dhe atë austriak Michael Mandl.

Anëtarët e Parlamentit Evropian kërkojnë të dinë se përse është lënë në heshtje kjo çështje në progres-raport, ku dosja 339 e Shijakut dhe 184 e Dibrës kanë fituar ekspozim ndërkombëtar mediatik, dhe në to janë përfshirë ministra, kryetarë bashkish dhe deputetë.

“Fatkeqësisht, krimet e pretenduara ende nuk janë ndëshkuar, përkundrazi kanë sjellë edhe promovime të aktorëve të përfshirë. Meqenëse për çështjet e përmendura ende nuk ka një arrestim dhe nuk kanë arritur në gjykatë, ne jemi shumë të shqetësuar për shkeljen e angazhimit të Shqipërisë për sundimin e ligjit” thuhet në letrën që eurodeputetët i drejtojnë Komisionerit Borrel.

Promovimet

Autorët e letrës ngrenë shqetësimin se personazhet e përfshira në vjedhjen e votave jo vetëm janë përballur me pandëshkueshmëri por janë promovuar në detyra të rëndësishme.

Rastet e përmendura nuk kanë arritur asnjëherë në gjyq, dhe eurodeputetët shprehin shqetësimin e tyre për shkeljen e ligjit nga ana e Shqipërisë dhe përkushtimin e munguar ndaj shtetit ligjor.

“Fatkeqësisht, krimet e dyshuara janë përballur me pandëshkueshmëri, e madje edhe me promovime të aktorëve të përfshirë. Teksa rastet e përmendura nuk kanë arritur ende në gjyq dhe nuk është bërë ende asnjë arrestim, ne jemi të shqetësuar për shkeljen nga ana e Shqipërisë për përkushtim ndaj shtetit ligjor.

Për më tepër, konkluzionet e GAC (Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme) në mars 2020 deklaronte se kuadri negociues do të adoptohet nga Këshilli dhe duhet të reflektojë se Shqipëria i ka adresuar me sukses të pesë prioritetet kyç, të tilla si… nisja e procedimit kundër të akuzuarve për blerje votash… përfshirë nisjen e procedurave dhe plotësimin e procedurave të para kundër zyrtarëve të lartë publikë dhe politikanëve”, thonë deputetët.

Duke shprehur zhgënjimin që i ka lënë raporti i marsit i komisionit evropian, deputetët kërkojnë nga zoti Borrel, një raport të detajuar mbi progresin që ka bërë Shqipëria në këtë drejtim, dhe nëse nuk ka, atëherë pse një çështje kaq e rëndësishme nuk është përmendur në progres-raport.

“Jemi të zhgënjyer pasi në raportin e Komisionit Evropian 2020 nuk përmendet fare ‘blerja e votës’. A mendon Komisioni se Shqipëria e ka zgjidhur me sukses çështjen e blerjes së votave? Nëse po, ju lutemi përshkruani detajet e progresit në këtë aspekt. Nëse jo, ju lutemi shpjegoni se pse çështja nuk është përmendur në raportin e vitit 2020 për vendin”, thuhet në letrën e dërguar nga eurodeputetët.

Hetimet

Përgjimet e dy dosjeve 184 e Dibrës dhe 339 e Shijakut dolën në vigjilje të zgjedhjeve të 30 qershorit, si dëshmi e asaj që kish ndodhur në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016 dhe më pas në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Por personazhet e atyre përgjimeve nuk u hetuan kurrë, përkundrazi u promovuan në detyra edhe më të larta. Vazhdojnë në detyrat që kanë pasur deputetë, ministra, drejtorë policie etj.

Me përjashtim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri që dha dorëheqjen për shkak të hetimeve, që nisën rreth dyshimeve për implikim në trafikun e drogës, apo ish-kreu i Bashkisë së Durrësit që nuk kandidoi, askush tjetër s’ka lëvizur nga pozicionet e mëparshme.

Vetë Edi Rama, Damian Gjiknuri, Xhemal Qefalia, Ulsi Manja e të tjerë të implikuar në dosjen 184 të vjedhjes së votës në Dibër vazhdojnë të mbajnë mandatin e deputetit, të bëjnë ligje dhe të hartojnë Kodin Zgjedhor sipas oreksit të kryeministrit.

SPAK e pa të arsyeshme që këtë dosje ta dërgojë për hetim në Dibër, ndërkohë që ai është organi kompetent që heton korrupsionin në nivele të larta.

Po ashtu dhe personazhet e dosjes 339 të Shijakut, vazhdojnë të drejtojnë bashki, të mbajnë mandate deputetësh, apo detyra drejtorësh ndërkohë që duhet të kishin dhënë llogari para drejtësisë.

Pyetje me Shkrim e nënshkruar nga tre eurodeputetë:

Për: Përfaqësuesin e Lartë Borrell

Objekti: Shitblerja e votës në Shqipëri

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve kanë raportuar vazhdimisht për problemet me blerjen e votave në Shqipëri.

Veçanërisht rastet e Dosjes 339 (Shijak) dhe Dosjes 184 (Dibër) kanë fituar ekspozim mediatik ndërkombëtar, në të cilin zyrtarë të lartë të partisë (Ministra, Kryetarë të Bashkive, Deputetë) dyshohet të jenë të përfshirë në ndikimin e paligjshëm në zgjedhje.

Fatkeqësisht, krimet e pretenduara ende nuk janë ndëshkuar përkundrazi kanë sjellë edhe promovime të aktorëve të përfshirë.

Meqenëse për çështjet e përmendura ende nuk ka një arrestim dhe nuk kanë arritur në gjykatë, ne jemi shumë të shqetësuar për shkeljen e angazhimit të Shqipërisë për sundimin e ligjit.

Për më tepër, në konkluzionet e Këshillit të Përgjithshëm të Marsit 2020 deklarohet se “Kuadri negociues do të miratohet nga Këshilli dhe duhet të pasqyrojë ecurinë me sukses të Shqipërisë të pesë kushteve kryesore siç janë … fillimi i hetimeve kundër atyre që akuzohen për blerjen e votës … përfshirë fillimin e hetimeve dhe përfundimin e gjykimeve të para kundër zyrtarëve të lartë publik dhe politikanëve”.

Jemi të zhgënjyer pasi në raportin e Komisionit Europian 2020 nuk përmendet fare ‘blerja e votës’

A e konsideron Komisioni se Shqipëria e ka përmbushur me sukses çështjen e blerjes së votës?

Nëse po, ju lutem përshkruani detajet e progresit të kësaj çështjeje.

Nëse jo, ju lutem shpjegoni pse kjo çështje nuk është përmendur në progres-raportin e 2020-ës.

David Lega, Suedi

Michael Gahler, Gjermani

Lukas Mandl, Austri


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252