Gjykata i ka lënë afat deri 20 mars Prokurorisë që të kryej veprimet hetimore për rastin e Babales. Në këtë mënyrë Gjykata i vendos kushte Prokurorisë që të marrë një vendim nëse dosja do kalojë për shqyrtim ose jo. Salianji kishte bërë ankimim në gjykatë, pasi sipas tij hetimet duhej të përfundonin në prill, por po zvarriten.
Pas përfundimit të seancës Salianji u shpreh se: Prokurori tërësisht politike dhe në shkelje të ligjit. Prokurori që vazhdon cështjen nuk ka guxuar të marrë mostrat e zërit të vëllait të ish ministrit Xhafaj, prokurori tjetër që është shtuar është një prokuror që ka lidhje të afërta me drejtuesin e Ministrisë së Brendshme sot. Pra një hetim tërësisht politik, nuk ka arsye të zgjaten hetimet, vetëm për të mbajtur tymnajë.
Përmes një audio-përgjimi të publikuar në një media dhe që më tej u kthye edhe në akuzën e opozitës ndaj qeverisë, u pretendua se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, fliste me Albert Veliun, njohur si “Babale” për pazare droge.