Kronika

U arrestuan me shumë bujë, ja dënimet që dha Gjykata për grupin “Bajri”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:47 - 23/12/20 |
mapo.al

Me përfundimin e gjykimit të dosjes “Bajri”, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka shpallur sot dënimet për të akuzuarit.






Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e palës mbrojtësve, avokatëve Arber Hoxha dhe Sokol Tahiraj, në aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e dënimit dhe duke vendosur:


Behar Bajri është dënuar me 3 muaj burg për organizim të lotarive sportive. Ai nuk do ta vuajë këtë dënim pasi e ka shlyer në paraburgim.







Safet Bajri është dënuar me 3 vite e 9 muaj për mbajtje pa leje të armëve, caktim rezultatesh sportive dhe organizim i paligjshëm i lotarive sportive. Këtë dënim ai e ka shlyer por do vijojë të qëndrojë në qeli për dënimin që ka nga gjykata në Belgjikë.




Ilir Bajri është dënuar me 2 vite e 6 muaj për mbajtje municionesh, mbajtje të armëve të ftohta. Gjithashtu edhe Ilir Bajri e ka shlyer këtë dënim në paraburgim, por do vijojë të qëndrojë në burg sepse ka dënimin e konvertuar të Gjykatës në Itali.



Asmer Bilali është dënuar me 4 vite e 6 muaj për mbajtje pa leje të armëve, caktim rezultatesh sportive, ndërtim i paligjshëm. Atij i kanë mbetur edhe 6-7 muaj shlyerje dënimi, sepse pjesën tjetër e ka kryer me paraburgimin, dhe për momentin ndodhet me masë sigurimi “arrest shtepie”.

Ismet Idrizi është dënuar me 2 vite e 6 muaj për armëmbajtje pa leje, e ka shlyer dënimin me paraburgim, ndaj nuk do bëjë burg.

Emrah Plaku është dënuar me 3 vite burg, për veprat penale armëmbajtje pa leje, organizim i paligjshëm i lotarive sportive. Gjithashtu e ka shlyer dënimin me paraburgim.

Sirjan Alija është dënuar me 3 muaj burg për organizim lotarish sportive të paligjshme. Gjithashtu nuk bën burg sepse e ka shlyer me paraburgim.

Ardit Smajli është dënuar me 6 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu e ka shlyer dënimin me paraburgim.

Samet Halluni është dënuar me 3 muaj burg për organizim lotarish sportive dhe e ka shlyer dënimin me paraburgim.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas