Aktualitet

Dosja e “21 Janarit”, Policia: Predha të dërgohet për ekzaminim jashtë vendit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:46 - 21/01/21 |
mapo.al

Zbardhet kërkesa e Policisë së Tiranës drejtuar Prokurorisë për rihapjen e dosjes së “21 Janarit”.



Në kërkesën e policisë, mes të tjerash thuhet që predha e nxjerrë nga trupi i viktimës Aleks Nika të dërgohet për ekzaminime kriminalistike në laboratorin e ndonjë vendi të Bashkimit Evropian ose jashtë saj.


Disa nga kërkesat e Policisë së Tiranës drejtuar Prokurorisë:




Të bëhet rieksperimentimi hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen e shtetasve Aleks Nika dhe Hekuran Deda, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.



Të bëhet riekspertimi i predhës së gjetur dhe sekuestruar në trupin e viktimës Aleks Nika, kjo duke i kërkuar Institutit të Policisë Shkencore nëse shkenca dhe teknika kriminalistike ekzaminuese ka përparuar.


Të bëhet ripyetja e personave që kanë dijeni kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të gradës të planëzuar me shërbim në datë 21.01.2011.

Lexo edhe :  10 vjet nga 21 Janari, Edi Rama i shpall viktimat Dëshmorë të Atdheut

Ripyetja e personave pjesëmarrës në tubim, të afërm të viktimave, si dhe persona dëshmitarë që kanë qenë pranë viktimave, nëse kanë mësuar ndonjë të dhënë të re me interes për hetimin.

Të bëhet rikëqyrja e pamjeve filmike të tubimit të datës 21.01.2011, duke u fokusuar konkretisht në vrasjen e shtetasve Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

Të kërkohet me anë të shkresës zyrtare IPSH Tiranë, nëse ka laborator për ekzaminime kriminalistike në vendet e BE-së ose jashtë saj në gjendje të ekzaminojë predhën e nxjerrë nga trupi i shtetasit Aleks Nika.

Si dhe veprime të tjera, që mund të dalin nga kryerja e detyrave të mësipërme.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas