Aktualitet

Dosja e “Çapjave” shkon në SPAK, vepruan si grup kriminal në vrasjen babë e bir














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:36 - 08/04/21 |
mapo.al

Dosja penale kundër Ardjan Çapjas, Florenc Çapja dhe 4 anëtarëve të tjerë që morën pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqiri, është marrë nga prokuroria e posaçme SPAK në Tiranë.





Prokurori i Elbasanit, Ritvan Sukaj, që hetoi këtë vrasje të dyfishtë prej vitit 2019 e deri më sot, ka shpallur moskopetencën duke vendosur që aktet hetimore kundër këtij grupi kriminal, t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme.


Lajmi për kalimin e dosjes nga Elbasani në SPAK, konfirmohet nga drejtuesi i kësaj strukture, prokurori Arben Kraja.




Që nga dita e sotme njeriu kryesor i këtij grupi, Ardjan Çapja, Florenc Çapia, bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Etien Cani, Olsi alias Jorgo Leku dhe Klajdi Dokoli, do hetohen nga SPAK.


Akuzat kundër tyre janë “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër dy personave , “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”, “Grup i strukturuar” kriminal dhe Kryerja e veprave penale në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.


Momentalisht për këtë krim të dyfishtë të ndodhur në 15 gusht 2012 në Elbasan, vijon të jetë në kërkim Florenc Çapja, ndërsa personat e tjerë janë arrestuar.

Në ditët në vijim pritet ekstradimi nga Greqia i Olsi alias Jorgo Lekut, i cili ka marrë pjesë direkt në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit. Më herët SPAK, kërkoi tërheqjen e akteve hetimore, ndërkohë vendimi për transferimin e dosjen erdhi pas arrestimit të Ardjan Çapjas dhe “ushtarit” të tij, Ardi Çekani.

Lexo edhe :  SPAK kërkon kthimin në burg të mjekut Edvin Prifti, rekurs në Gjykatën e Lartë

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, është krye nga Çapjat për hakmarje pasi Gentiani, ishte një nga tre autorët që ekzekutoi me automatik në dhjetor 2005, Sokol Çapjan.

Florenc Çapja dhe Ardjan Çapja, në vitin 2012 pretenduan se nuk kishin lidhje me krimin, pasi ditën e ngjarjes ndodheshin në Maqedoni dhe jo në Elbasan. Por 8 vite më vonë, njëri nga vrasësit me pagesë Ervis Bardhi, u zbulua nga një gjurmë gishti, që më pas solli pendimin e tij dhe bashkëpunimin me prokurorinë.

Bardhi tregoi se së bashku me Jorgo Lekun ishte paguar nga Ardjan e Florenc Çapja 50 mijë euro, në këmbim të vrasjes së Gentian Beqirit. Bardhi, ka rëfyer se Gentianin e ka ekzekutuar me 4 plumba në kokë, ndërsa babain e tij, Nezir Beqirin, e mbyti me jastëk Olsi Leku.

Momentalisht Ardjan Çapja vijon të qëndrojë i izoluar në ambjentet e spitalit të Burgut, pas problemeve me zemrën që pësoi menjëherë pas arrestimit.

*Në foto, Ardjan Çapja

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas