Aktualitet

Dosja e “Dibrës”, Bardhi: Arben Kraja u kthye në Donika Prela





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 18:28 - 28/01/20 |
mapo.al

SPAK ka vendosur që të mos hetojë dosjen e “Dibrës”, ku nga përgjimet e publikuara nga “Bild”, dyshohet se u blenë votat. Pas këtij vendimi, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi. Ai thotë se vendimi për të mos hetuar Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun apo Ulsi Manjën, është marrë nga hetuesi i komunizmit, Arben Kraja. Sipas Bardhit, Arben Kraja u kthye në Donika Prela.


Reagimi i Gazment Bardhit:



Vendimi i hetuesit të komunzimit, Arben Kraja për të mos lejuar SPAK-un të hetojë Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun apo Ulsi Manjën për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër është vendim politik dhe kundër interesave të Shqipërisë.


Hetimi i dosjeve ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, siç është kryeministri dhe disa deputetë të PS është detyrë ekskluzive e SPAK-ut.  Prokuroria e Posaçme u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmrisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, por akti i sotëm i shërbëtorit të Edi Ramës në krye të SPAK-ut godet çdo pritshmëri se Arben Kraja mund të sillej ndryshe nga Donika Prela, përsa kohë padroni i tyre është në krye të qeverisë.

Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikisht, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Arben Kraja ka detyrim të japë sot sqarime publike pse i mohoi SPAK-ut mundësinë e hetimit të Edi Ramës dhe shpurës së tij për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër.

 

Lexo edhe:

“Tërmeti 184” ngelet në Dibër, SPAK nuk pranon dosjen


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas