Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dosja e drogës dhe Samiti i Berlinit

by mapo.al
05/07/2021
in Kryesore, Op Ed
0

Në ditët që Edi Rama po e çon retorikën kundër BE-së në teh, duke e akuzuar Brukselin për mungesë vizioni dhe duke e sfiduar atë me lëvizje të tjera, është zbardhur një dosje kriminale ku del se si shteti, ministria e brendshme, policia dhe garda, ishin zhytur kryngulthi në trafikun e drogës, nga krijimi i lehtësirave në lëvizje, apo fikja e radarëve, deri tek pronësia direkte mbi parcela në mbarë vendin.

Mjafton kjo dëshmi e fundit e një të penduari të drejtësisë, për të kuptuar se një narkoshtet në mes të Europës, nuk e ka moralin për të fajësuar të tjerët për ngecjen e integrimit, dhe se thirrjet për luftë ndaj krimit të organizuar dhe forcim të ligjit, nuk janë klishe të mërzitshme të burokratëve europianë.



Përpos këtij problemi madhor me drogën, rilindja i ka shtuar udhës së mundimshme drejt kontinentit të vjetër edhe bela të tjera, si mungesa e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

E prapë, sot Edi Rama gjeti sërish rastin të fajësojë nacionalizmat në BE si pengesë, gjatë një takimi on-line të samitit të Berlinit.

Kurse, sa i përket detyrave dhe reformave të brendshme që duhet të realizojë, dhe e ka për detyrë, sërish tregoi se ato nuk i merr aspak seriozisht dhe bën shaka si kjo e lëvizjes së drejtuesve të lartë të policisë së shtetit, nga njëri qark e rreth, në tjetrin.

Pas sinjavele për kanabizim të ri, pas revanshit të krimit dhe shtimit të viktimave, pra pas tronditjes së fortë të rendit dhe sigurisë publike, përgjegjësia që mbajti ai dhe qeveria ishte një Zero e madhe.

Ai madje konfirmoi se është i kënaqur nga drejtuesit e tij, dhe i stimuloi akoma më shumë të vazhdojnë në këtë kurs, duke i larguar nga rutina disa vjeçare, e duke u dhënë një qytet të ri për të administruar.

Këta, bashkë me shefin e tyre, janë komisarët elektoralë që bënë jo pak për t’i siguruar Ramës mandatin e tretë, dhe ai sigurisht që do të vazhdojë punën me ta, dhe mos prisni tjetër, përpos shpërblimit.

Këto paradokse, ironi dhe shaka të bosit të rilindjes, nuk janë një çështje e tij personale e s’kanë të bëjnë me atelienë e ngjyrave apo ekspozitën e radhës.

Janë lojëra të rënda me fatet e vendit, që shtojnë kosto e sjellin vonesa të tjera të dëmshme në rrugën e integrimit europian. Profecia që s’kemi parë gjë akoma, do vazhdojë të na ndjekë gjatë mesa duket.

Tags: Edi Ramafikja e radareveIntegrimi EuropiannarkoshtetiRilindjaTrafiku i drogës

JU SUGJEROJME

PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Next Post
Polici e gjobit për shpejtësi të lartë, shoferi: Me sy e mate?

Polici e gjobit për shpejtësi të lartë, shoferi: Me sy e mate?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In