Aktualitet

Dosja e Hagës, emrat e 87 viktimave! Prokurorët: Përgjegjës Shtabi i UÇK








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:06 - 23/09/20 |
mapo.al

Akt-akuza e prokurorëve të Hagës ndaj drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm, bazohet në krimet e kryera në paraburgimet e UÇK-s,  në disa rajone të Kosovës, si dhe tek vrasjet. Prokurorët thonë se dy ishin kategoritë e personave të shenjëstruar në mënyrë agresive nga UÇK e si pasojë prodhuan 87 viktima: të konsideruarit bashkëpunëtorë të  Serbisë, përfshirë nënvleftësuesit e luftës çlirimtare.



Në dosjen hetimore prokurorët kanë renditur tre lista.



Lista e 1– 59  persona, shumica shqiptarë, por edhe me origjinë boshnjake e  malazeze, të vdekur në paraburgime. Kjo listë sjell emrat e tre personave të vrarë në Jabllanicë, mes tyre 1 boshnjak dhe 3 malazezë të pa identifikuar, si dhe 4 të vrarë e të identifikuar në Likoc.


Lista e 2– 12 të vrarë në Llapushnik dhe malet e Berishës (emrat).  Llapushniku mban numrin më të madh të të vrarëve në këtë dosje, plot 13, mes të cilëve përfshihet edhe një serb. Kjo listë vijon me emrat e 5 të vrarëve, që të gjithë shqiptarë, në Drenoc. Ndërsa në Malishevë listohet i vrari Shani Rama.


Lista e 3– 16 viktima, referuar nga komunikatat e UÇK-së që merrte përsipër ekzekutimin e tyre. Prokurorët e kanë patur të lehtë të hartojnë listën e tretë me 16 viktima,  pasi i referohen komunikatave të UÇK që merrte përsipër ekzekutimin e tyre.Dy të vrarë në Barë,  ndërsa në Qirez të paktën 6 persona të vrarë e të identifikuar. 7 shqiptarë dhe një serb të vrarë në Lllapashtica. 2 në Shalë, 5 në Kleçk, mes tyre  një serb. Kjo listë mbyllet me emrat e tre shqiptarëve të vrarë në Zllah.

Të vrarë në Jabllanicë:

Jah Bushati

Luz Gjoka

Nerad Remistar, përfshirë një boshnjak dhe 3 malazezë të pa identifikuar

Skënder Kuqi,

Pal Krasniqi

Shaqe Berisha

Të vrarë në Likoc:

Riza Krasniqi

Ismet Demaj

Bardhec Laci

Fehmi Mulaku

Të vrarë në Llapushnik:

Elmi Sinani, Hamdi Sinani, Afrim Qeriqi,Ajet Gashi, Sherif Jetullah, Tafa Jetullah, Kadri Jetullah, Fehmi Tafa, Emin Jetullah, Riza Rexhaj, Shaban Hoti, Stamen Genov dhe Daut Gashi

Të vrarë në Drenoc:

Hidaj Popaj, Bedri Berisha,Samedin Berisha, Sali Berisha dhe Muharrem Dema

Të Vrarë në Malishevë:

Shani Raba

Të vrarë në Barë:

Milovan Stankovic

Sabit Berisha

Në Qirez:

Të paktën 6 persona të vrarë e të identifikuar

Të vrarë në Llapashtica:

Idris Svarqa, Avdyl Avdyli, Rushit Ballovci,Agim Musliu, Dragan Ralic, Mustafe Pllana, Hetem Jashari dhe Petrit Bajcinovci.

Të vrarë në Shalë:

Jakup Kastrati

Cen Desku

Të vrarë në Kleckë:

Miljan Mitrovic, Sherafedin Ajeti, Jakup Muharremi, Islam Qardaku dhe Naser Hasani

Të vrarë në Zllah

Driton Babiqi

Rahim Gashi

Latif Krasniqi

Sipas zyrës të prokurorit special, viktimat e mësipërme të identifikuara,  përfaqësojnë një kampion të atyre të mbajtur nëpër paraburgime në mënyrë të padrejtë.

Në faqen 8 të dosjes,  prokurorët flasin edhe për vrasje të mirëfillta renditur në listën e dytë,  për të cilat thonë se ka prova përtej dyshimit të arsyeshëm se janë kryer  nga ushtarë të identifikuar të UÇK.

Ata janë:

1-Skender Kuqi, i vrarë në Jabllanicë

2-Dobrivoje Salevic në Kleckë, një qytetar rom i paidentifikuar  afër Llapashticës

3-Fehmi Tafa, i vrarë në Llapushnik

Sikurse ka prova përtej dyshimit të arsyeshëm theksojnë prokurorët,  se u vranë më 25 Korrik 1998 në malet e Berishës të ndaluarit nga Llapushniku.

4-Emin Emini

5-Ibush Hamza

6-Hyzri Hajrizi

7-Shaban Hoti

8-Safet Hysenaj

9-Bashkim Rashiti

10-Lutfi Xhemshiti

11- Shyqyri Zymeri

12-Hasan Hoxha

Listës së parë me 59 persona të vdekur në paraburgime dhe asaj të dytës me 12 të vrarë i shtohet një listë e tretë me 16 të vrarë në faqet 28 dhe 29 të dosjes.

Prokurorët e Hagës thonë se e bazojnë këtë listë, në komunikatat e lëshuara nga vetë UÇK, që merrte përsipër vrasjen e tyre. Motivi i vrasjes theksojnë prokurorët, është se ata konsideroheshin tradhtarë dhe bashkëpunëtor.

Personat në listë të tretë ishin identifikuar nga UÇK si spiunë dhe bashkëpunëtor  të Serbisë, njëri prej tyre për aktivitet të rrezikshëm anti kombëtar. Mes të vrarëve në këtë listë edhe nënkryetari shqiptar i Partisë Socialiste të Serbisë, Maliq Sheholli. Të tjerë bashkëpunëtorë të reagimit serb, përfshi Dalip Dugollin, i cilësuar si njeriu më i besuar i Milloshevicit në Petreshicë, afër Shtime.

Vrasja e gjithsecilit prej tyre, thonë prokurorët,u urdhërua nga Shtabi përgjithshëm nën moton “vdekje armikut dhe tradhtarëve”.

Emrat e listës së tretë

Behxhet Mucaku

Shukri Krasniqi

Faik Bellopaja

Maliq Sheholli

Fazlli Hasani

Jusuf Halitaj

Fehmi Halitaj

Mehmet Gashi

Hetem Dobruna

Palush Syla

Idriz Nishori

Ali Qellopeku

Ramiz Leku

Qamil Gashi

Dalip Dugolli

Mustafa Kurti

 

Marrë nga Top Channel


Etiketa: , ,

Pas