Monday, July 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dosja e Prokurorisë/ “Pse ma bën këtë”, fjalët e fundit të viktimës

by ro ot
12/10/2019
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë me një të vrarë dhe një të plagosur në Kavajë. ‘News 24’ siguron të plotë dosjen e prokurorisë.

Në dokumentin zyrtar të institucionit të akuzës thuhet se Qatja i kërkoi ndihmë mikut të saj, Bledar Toçi, shef i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit, që të ndërhynte për t’i zgjidhur një problem që kishte me ish-të dashurin e saj, Dritan Haxholli. Toçi i ka premtuar asaj se do ta ndihmonte dhe kanë lënë të takohen në shtëpinë e gruas.

Zyrtari i burgjeve ka mbërritur në shtëpinë e Marsida Qatjas rreth orës 20:30 të mbrëmjes, bashkë me dy miqtë e tij Xhulio Biturku dhe Ermir Çela. Këta dy të fundit kanë qëndruar në shtëpinë e Qatjas, ndërsa Toçi ka dalë dhe është kthyer pas 30 minutash me disa doza kokainë, të cilat nga hetimet paraprake rezulton t’i ketë marrë nga i vëllai Benardi.

“Në mbrëmje- theksohet në dosje,- Marsida Qatja, Bledar Toçi dhe dy të tjerët kanë konsumuar alkool dhe kokainë. Pak minuta pas mesnate, tek shtëpia e gruas ka shkuar Dritan Haxholli, i cili ishte në kërkim nga policia për dy akuza. Ai ka goditur dritaren e katit të parë me qytën e automatikut që kishte fshehur poshtë xhaketës’, dhe siç thuhet në dosje, “nëna e tre fëmijëve e ka ftuar të hyjë në shtëpi”.

Në dosje po ashtu thuhet se fillimisht Dritan Haxholli i ka drejtuar armën Xhulio Biturkut, duke i thënë se “me ty kam punë pastaj”. Ndërsa Bledar Toçit i është drejtuar me fjalët “pse ma bën ti këtë” dhe menjëherë ka qëlluar me automatik në drejtim të tij, duke e plagosur lehtë në qafë. Zyrtari i burgut të Durrësit i është kundërpërgjigjur dhe me armën e shërbimit ka derdhur plot 17 plumba mbi Dritan Haxhollin.

Me urgjencë, Toçi ka dalë nga ‘dupleksi’ dhe me makinën e tij ka shkuar në spitalin e Kavajës për ndihmë, ndërsa Qatja ka njoftuar policinë. Nisur nga provat e siguruara në vendngjarje dhe dëshmitë e personazheve të përfshirë, prokuroria ka dalë në konkluzionin paraprak se Bledar Toçi nuk e vrau Haxhollin për vetëmbrojtje, ndaj për këtë shkak ndaj zyrtarit të burgjeve është ngritur akuza e vrasjes me dashje. Gjithashtu mbi supet e zyrtarit të burgjeve dhe vëllait të tij Bernard Toçi është ngritur edhe akuza e mbajtjes së lëndëve narkotike. Për të dy vëllezërit nga prokuroria është kërkuar masa e arrestit me burg. Masa për ta do të zhvillohet të dielën në gjykatën e Kavajës.

Tags: bledar toçidosja e prokurorisedritan haxhollikavajëMarsida Qatja

JU SUGJEROJME

37 vjeçarja nga Tirana nën hetim, braktisi të birin në Gjermani
Aktualitet

VOA: Në 6 vite vendin e braktisën 260 mijë qytetarë, ekonomia ndjen ikjen e “trurit”

18/07/2022
‘Pritja e negociatave’, Reuters zbardh vendimin e BE: Një ditë do të anëtarësoheni
Aktualitet

Njihuni me 24 negociatorët që do të shoqërojnë nesër Ramën për në Bruksel (EMRAT)

18/07/2022
Jorida Tabaku: Perse Shqipëria refuzon BE-në
Aktualitet

Kriza energjetike/ Tabaku: TAP po korr frytet e duhura, qeveria të bëjë më shumë

18/07/2022
Erdogan zbulon negociatat Rusi-Ukrainë, pikat ku është arritur dakordësia
Bota

Eksportet e grurit/ Erdogan takohet me Putinin për të arritur një marrëveshje

18/07/2022
Next Post
Gara e pandalshme e servilizmit

Gara e pandalshme e servilizmit

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • VOA: Në 6 vite vendin e braktisën 260 mijë qytetarë, ekonomia ndjen ikjen e “trurit”
  • Njihuni me 24 negociatorët që do të shoqërojnë nesër Ramën për në Bruksel (EMRAT)
  • Kriza energjetike/ Tabaku: TAP po korr frytet e duhura, qeveria të bëjë më shumë
  • Eksportet e grurit/ Erdogan takohet me Putinin për të arritur një marrëveshje
  • Bllokimi i e-Albania, edhe Kadastra del me njoftim për qytetarët



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In