Aktualitet

Dosja “Frroku” drejt Greqisë, Prokuroria zyrtarizon ekstradimin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:04 - 06/03/13 |
mapo.al

Tiranë Prokuroria për Krime të Rënda zyrtarizoi dje kërkesën për ekstradimin nga Greqia të biznesmenit Arben Frroku, i dyshuari kryesor për download (7)vrasjen e komisar Dritan Lamajt. Pas vendimit të Gjykatës së Selanikut, që u lë 40 ditë kohë autoriteteve shqiptare për ekstradimin e të dyshuarit, prokurorët dhe hetuesit e çështjes kanë përgatitur dosjen e ekstradimit brenda disa ditësh. Mësohet se dosja i është përcjellë ditën e djeshme Prokurorisë së Përgjithshme, e cila do të ndjekë procedurën për dërgimin e materialeve hetimore në Selanik, ku Arben Frroku po qëndron në paraburgim. Sipas burimeve të rezervuara, mësohet se në dosjen që pritet t’u dërgohet autoriteteve greke gjenden provat e mbledhura nga hetimet e deritanishme. Konkretisht, në fashikullin hetimor prokurorët kanë përfshirë vendimin e  Gjykatës së Krimeve të Rënda për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, kërkesën zyrtare për ekstradimin e të dyshuarit, referimi i veprës penale për të cilën kërkohet Arben Frroku, dëshmitë e mbledhura si dhe materialet e përgjimeve që policia ka realizuar menjëherë pas krimit. Tashmë, kjo dosje do t’i përcillet Ministrisë së Drejtësisë nëpërmjet drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe më pas do të dërgohet zyrtarisht në Greqi. Bashkë me ekstradimin e Arben Frrokut, prokuroria ka kërkuar të sillet në Shqipëri edhe nipi i tij, shtetasi Jak Jaku, ndaj të cilit është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për akuzat e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe mbajtjes së narkotikëve. Fillimisht, policia tha se Jaku dyshohet si bashkëpunëtor i Frrokut në krim, por ende nuk ka asnjë provë që mund të lidhë këtë person me vrasjen e komisarit. I dyshuari i vetëm për këtë krim është shtetasi Arben Frroku, pasi nga hetimet e para rezultoi se biznesmeni kishte një konflikt të hershëm me komisarin e policisë gjatë kohës që ai mbante detyrën e shefit të komisariatit nr.6 në Tiranë. Ky konflikt është pranuar edhe nga vetë Frroku, apo familjarë të tij, të cilët kanë deklaruar publikisht se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e komisar Dritan Lamajt. Por policia, në bashkëpunim me prokurorinë, kanë dyshime se Arben Frroku mund të jetë i dyshuari kryesor për vrasjen, nisur edhe nga disa të dhëna të siguruara menjëherë pas ngjarjes. Sipas policisë, rezulton se Arben Frroku ka kaluar në doganën e Kapshticës rreth tri orë pas vrasjes së komisarit Dritan Lamaj. Gjatë rrugës në drejtim të Greqisë Frroku ka komunikuar në telefon me një shtetas shqiptar që ndodhej në Greqi, të cilit i ka kërkuar të merrte Wiskey, pasi do të festonin. Po ashtu, policia thotë se familjarët e të dyshuarit nuk kishin asnjë informacion mbi arsyet e largimit të Arben Frrokut në Greqi mbrëmjen e 24 shkurtit, kur rreth orës 18:30 u qëllua për vdekje komisar Dritan Lamaj. Të gjitha këto elemente të mbledhura nga policia janë kundërshtuar nga i dyshuari, i cili deklaroi publikisht se doganën e Kapshticës e ka kaluar rreth orës 20:00 të mbrëmjes të asaj dite dhe arsyeja e vizitës në Greqi ishte takimi me avokatin e nipit të tij që është në proces gjyqësor në Selanik. Arben Frroku tha se pas kthimit në Shqipëri do të përballet me të gjitha akuzat e pabaza që policia dhe prokuroria kanë ngritur ndaj tij.


 



1


Vendimi i  Gjykatës së Krimeve të Rënda për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe kërkesën zyrtare për ekstradimin e të dyshuarit Arben Frroku.

 

2

Dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes dhe verifikimet e kryera mbi konfliktin mes Arben Frrokut dhe Dritan Lamajt, gjatë kohës që drejtonte komisariatin nr.6

 

3

Materialet e përgjimeve, që policia ka realizuar menjëherë pas vrasjes së Dritan Lamajt, ku biznesmeni Arben Frroku flet për një punë të mbyllur me sukses..

 

 



Pas