Kryesore

Dosja për Xhafajn, PD: Disponojmë prova të tjera audio dhe video. Do i drejtohemi prokurorisë









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:01 - 10/05/18 |
mapo.al

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, i ftuar në ‘Studio e Hapur’, deklaroi se disponojnë prova të tjera të të gjitha llojeve, audio, video që thellojnë edhe më tej çështje rreth ndryshimit të ligjit, Agron Xhafajt dhe ministrit të Brendshëm.



Strazimiri tha se së bashku me provat dhe faktet që disponojnë do ti drejtohen prokurorisë.


Debati në studio:




Strazimiri: “Kemi prova të shumëllojshme që thellojnë edhe më tepër të gjithë këtë që kemi thënë. Në momentin e duhur, në ditët në vazhdim, do publikohen të gjitha”



Vasili: “Audio, video që implikojnë kë?”


Strazimiri: “Prova të të gjitha llojeve. Implikojnë këtë organizatë kriminale, narkotrafiku që ka marrë për fyti ekonominë e këtij vendi dhe e ka çuar në narkoekonomi”

Vasili: “Cili është hapi tjetër i opozitës. A do ndiqen penalisht?”

Strazimiri: “Sigurisht që po, të gjitha këto do i shkojnë prokurorisë”

Vasili: “Do çoni Fatmir Xhafajn në prokurori?”

Strazimiri: “Sigurisht që po, me të gjitha faktet që kemi”

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas