Aktualitet

Dosjet 339, 184/ Marku: Janë 2 vite përgjime. Shpejt vendimmarrje







               Publikuar në : 13:18 - 27/05/19 |
mapo.al

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku deklaroi se shumë shpejt do të ketë një vendimmarrje në lidhje me dosjet e shumëpërfolura 339 dhe 184, ku zyrtarë të lartë pretendohet se bashkëpunojnë me persona të inkriminuar për të blerë vota.


Deputeti Lefter Maliqi e ka pyetur direkt kryeprokuroren Marku për vrasjen e bankierit Artan Santo, se çfarë është bërë konkretisht me këtë dosje, dhe më pas, edhe deri ku janë hetimet për dosjet e famshme të përgjimeve për blerjen e votave, 339 dhe 184.

Pas Maliqit, ka ndërhyrë deputeti i PS-së, Spartak Braho, i cili ka sugjeruar se për cështje konkrete është në të drejtën e kryeprokurores të mos japë detaje për hetimet.

Kryeprokurorja Marku ka deklaruar se “Për vrasjen e Santos, kjo është një cështje jashtë periudhës për të cilën po raportojmë dhe është një çështje konkrete, për të cilën unë nuk jap të dhëna konkrete”.

Lidhur me dosjet e përgjimeve, Marku deklaroi: “Përgjimet, vazhdojnë të jenë në hetim. E kam shprehur disa herë, që aty ka problematikë, dosjet janë zvarritur, ka pasur vetëm përgjime, që nuk janë zbardhur dhe nëse nuk bëhen janë të palexueshme. Dosja 339 po hetohet nga 2 prokurorë dhe 11 oficerë, aty ka video të patranskriptuara, Ka pasur 700 CD dhe video të patranskriptuara dhe po punohet për të dhe do ketë vendimmarrje. Dosja 184 në të njëjtën gjendje, e regjistruar 2 vjet vetëm përgjime. Pas dy vjetëve janë regjistruar emrat e disa personave në hetim, do të ketë vendimmarrje të shpejtë”- tha ajo.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas