Kronika

Dosjet e “nxehta” që çuan në përplasjen Marku-Hajdarmataj





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:50 - 28/03/19 |
mapo.al

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, shigjetoi prokurorë të Krimeve të Rënda dhe ata të Tiranës për rrjedhjen e informacioneve të dosjeve “të nxehta” në media. Ajo kërkoi gjithashtu moszvarritje të hetimeve dhe zbatim më të mirë të ligjit “Antimafia” për hetimet pasurore. Kritikat u bënë në analizat vjetore të zhvilluara në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Prokurorinë e Tiranës dhe atë të Apelit.


Arta Marku e krahasoi Prokurorinë me një supermarket ku çdo gjë ka çmim, e ndaj – sipas saj, – prokurorët duhet ta bindin publikun se Prokuroria është një organ kushtetues, për t’i rikthyer dinjitetin e cunguar.


“Mbani larg mediat nga hetimi. Gazetarët nuk janë dhe nuk duhet të jenë pjesë e grupit hetimor, ashtu siç po i trajtoni ju”, shtoi ajo. Marku u kërkoi prokurorëve të mos lënë pas dore hetimet pasurore në kuadër të ligjit Antimafia si dhe të hetojnë sa më shpejt çështjet që kanë tronditur opinionin publik.


Por në analizën vjetore të punës të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, replikoi me Prokuroren e Përgjithshme në detyrë, Arta Marku.


“Ju nuk keni bërë asgjë që kur keni marrë drejtimin e institucionit. Mburreni me rezultatet e punës të viteve 2016-2017″, mësohet t’i jetë drejtuar ai prokurores.

Por cilat janë dosjet që Besim Hajdarmataj, i referohet debatit me kreun e akuzës?

Një prej tyre është ajo ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri si dhe dosja 339, ajo që lidhet me përgjimet e disa politikanëve dhe përfshirja e tyre në trafikun e votës.

Ai i’u drejtua sërish Arta Markut duke i thëne: “Ju dhe ata që punojnë për ju këtu, shkatërruat shumë dosje të rëndësishme të zyrtarëve të lartë që sot duhet të ishin në burg. Duhet të tregoheni e përgjegjshme kur të sulmoni para mediave Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, tha Hajdarmataj gjatë analizës së punës të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas