Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Doza e tretë e vaksinës, frika nga vjeshta, përfitimet, imuniteti e parandalimi

by mapo.al
18/08/2021
in Aktualitet, Kryesore, Shëndeti
0

Kalimi nga vera në vjeshtë dhe frika nga përhapja e variantit “Delta” të SARS-CoV-2 kanë sjellë debatin mbi administrimin e një vaksine të tretë kundër për koronavirusin. Vende të tilla si Izraeli, Gjermania, Franca, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kina dhe Rusia tashmë kanë filluar ose do të fillojnë të japin një dozë të tretë përforcuese për njerëzit e vaksinuar.

Mjekët e klinikës terapeutike të shkollës mjekësore të Universitetit Kombëtar të Athinës, Theodora Psaltopoulou, Giannis Danasis, Panos Malandrakis dhe Thanos Dimopoulos në një botim në revistën prestigjioze shkencore “Nature”, shtrojnë dhe u përgjigjen pesë pyetjeve për dozën përforcuese të vaksinës kundër SARS-CoV-2.



Cili është përfitimi i dhënies së një doze shtesë të vaksinës SARS-CoV-2?
Administrimi i një doze të tretë për ata që tashmë janë vaksinuar mund të rezultojë në një përgjigje imune më të shpejtë dhe më të fortë ndaj SARS-CoV-2. Rezultatet e studimeve që konfirmojnë pikërisht këtë kanë filluar dhe po publikohen. Dozat e treta të vaksinave të zhvilluara nga Moderna, Pfizer-BioNTech, Oxford-AstraZeneca dhe Sinovac çuan në një rritje të niveleve të antitrupave “neutralizues” që luftojnë SARS-CoV-2 kur u dhanë disa muaj pas dozës së dytë.

A po bie imuniteti ndaj vaksinave?
Nga të dhënat e disponueshme për imunitetin pas vaksinimit ndaj SARS-CoV-2 ne dimë që nivelet e antitrupave pas vaksinimit zvogëlohen me kalimin e kohës.

A e parandalon vaksina infeksionin COVID-19 edhe pas disa muajsh?
Sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, një vend me një nga nivelet më të larta të mbulimit të vaksinimit në botë, të dhënat e përafërta tregojnë një rënie të mbrojtjes së siguruar nga vaksina nga mbi 90% në fillim të programit të vaksinimit në më pak se 50% në fund të qershorit. Kjo mund të jetë për shkak të mbizotërimit të llojit Delta dhe heqjes së masave kufizuese për të parandaluar transmetimin e SARS-CoV-2.

Një analizë tjetër në Izrael, ata që janë vaksinuar në janar dhe shkurt 2021 kishin 51% më shumë gjasa të infektoheshin me SARS-CoV-2 sesa ata të vaksinuar në mars dhe prill 2021. Të dhënat nga provat klinike të rastësishme tregojnë se efektiviteti i vaksinës Pfizer-BioNTech ka rënë nga 96% në 84% pas gjashtë muajsh. Të dhënat përkatëse për vaksinën Moderna tregojnë se efektiviteti i vaksinës është zvogëluar në “mbi 90%” nga “mbi 94%” që ishte.

A mbrojnë vaksinat kundër infeksionit të rëndë COVID-19?
Të dhënat e provave klinike tregojnë se mbrojtja kundër sëmundjes së rëndë COVID-19 mbetet e lartë. Vaksinat mRNA tregojnë efikasitet të vazhdueshëm në infeksionin e rëndë COVID-19 në nivele mbi 90% në gjashtë muaj pas vaksinimit. Për më tepër, të dhënat nga Izraeli dhe Mbretëria e Bashkuar tregojnë gjithashtu se vaksinat janë jashtëzakonisht efektive.

Cilët faktorë të tjerë mund të ndikojnë në vendimin për të administruar doza përforcuese të vaksinës COVID-19?
Ardhja e valës së re të pandemisë me përhapjen e llojit “Delta” në shumë vende të botës bën presion shtesë. Përkundër të dhënave të kufizuara në dispozicion, rregullatorët kanë më shumë gjasa të veprojnë në rolin e parandalimit dhe të miratojnë doza përforcuese të vaksinave, të paktën për njerëzit në rrezik të lartë për COVID-19, duke pasur parasysh që rreziku i efekteve anësore nga vaksinimi vazhdon të jetë i vogël dhe i menaxhueshëm.

Tags: doza e treteKoronavirusivaksina

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post

Financat, puna e dashuria - Horoskopi i ditës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In