Aktualitet

Dozat e para të vaksinës – Rama: Erdhën nga një vend i BE-së, jam lypës i mirë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:14 - 14/01/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin ‘Open’, tha se vaksinat kanë ardhur në Shqipëri siç kanë shkuar kudo në botë, me të gjitha kushtet e transportit.






Rama edhe njëherë vendosi të mos e tregojë shtetin i cili i ka dhuruar vaksinat Shqipërisë, duke shtuar se pret një moment të dytë, pasi shteti dhurues ka kërkuar të mos zbulohet.


Kryeministri përsëriti se është një lypës i dalluar.







“S’mund tua them me cilin mjet, janë shoqëruar me njësi speciale sigurie. Janë marrë në dorë nga autoritetet tona. Vaksinat kanë ardhur si në çdo vend të botës.




Kanë ardhur nga një vend i BE. Emrin nuk mund ta them sepse na është kërkuar konfidencialitet i plotë i atij vëndi, që besoj kanë të bëjnë me faktin që vendet e BE dhe ai vënd, janë rrethuar nga shtete që kërkojnë.



Kjo ka qenë një dhuratë në Shqipëri. E kam kërkuar si lypësi më i dalluar. Në këto kushte, konifdencialiteti në këtë fazë është i pathyeshëm. Në një moment të dytë do të thuhet, dhe do të bëj falenderimet publike.”-tha Rama.

1


Etiketa: , ,

Pas