Thursday, February 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dr. Flamur Tartari- shembulli i shkëlqyer i intelektualit atdhetar

by mapo.al
04/10/2018
in Kryesore, Op Ed
0

Nga Shpendi Topollaj

-Në 75-vjetorin e lindjes



Edhe pse më datë 4 tetor 2018, dr. Flamur Tartari mbush plot 75 vjeç, nuk dua ta besoj se ai po plaket. Dhe kjo, jo vetëm se Bernard M. Baruch thosh se “Për mua pleqëria është gjithmonë pesëmbëdhjetë vjet pas moshës që ke”, por se prof. dr. Flamuri, me potencialin e tij intelektual, çka duket qartë te botimi i revistës prestigjioze Urologjike, ku dallon rubrika “Njerëz të shquar të humanizmit dhe të mjekësisë shqiptare” apo organizimi i sa e sa seminareve, deri ndërkombëtare, për sëmundjet e veshkave, te dashuria për njerëzit, të gjendurit pranë tyre sa herë ata kanë nevojë për ndihmën e tij, por dhe me shkruarjen dhe botimin e pafund të librave kushtuar të gjithë mjekëve shqiptarë që vunë përpjekjet, sakrificat dhe dijenitë e fituara në shkollat brenda dhe jashtë vendit, në shërbim të shëndetit të njerëzve, mbetet mjeku dhe intelektuali më aktiv dhe i pashkëputur për asnjë çast nga detyra fisnike të cilës i kushtoi gjithë jetën e tij.

Gati dhjetë vjet më parë, në një shkrim timin kushtuar atij, e pata quajtur dr. Flamur Tartarin “mjeku që shëron me fjalë dhe bisturi”. Sot ai nuk e përdor më bisturinë, por i ka mbetur pesha e pazëvendësueshme e fjalës, të cilën ai nuk e kursen, pasi e di se ç`vlerë ka përcaktimi i Karlejlit se “Njeriu i shëndetshëm është vepra më e çmueshme e natyrës”.

Fare mirë, madje dhe me ndërgjegjen e qetë, ai mund të shihte rutinën e përditshme të pensionistit. Por jo, diçka së brendshmi e shtyn dhe i thotë: vazhdo! Dhe ai vazhdon, edhe pse asgjë nuk përfiton materialisht. Se ka bërë një betim, ku qysh në lashtësi nuk bëhet fjalë për pensionin e mjekut. Dr. Flamuri, bir i një mjeku mjaft të njohur dhe i nënës mësuese me emër të nderuar të Durrësit, studioi për mjekësi në Universitetin e Tiranës dhe fillimisht shërbeu si kirurg në spitalin e këtij qyteti, deri sa në vitin 1969 emërohet pedagog në Fakultetin e Mjekësisë dhe më pas specializohet për kirurgji dhe anesteziologji dhe vijon kualifikimin për kirurgjinë urologjike në disa shtete si Francë, Hungari, Holandë, Itali dhe Zvicër. Anëtar i Akademisë së shkencave të Nju Jorkut dhe pjesëmarrës influent i shumë shoqatave dhe organizmave ndërkombëtare për urologjinë, ai nga viti 1991 dallohet për ecurinë e Rotary Club, ku ka një rol të veçantë.

Flamur Tartari është edhe themeluesi i Institutit Kombëtar të Studimeve dhe Kërkimeve Shkencore Mjekësore e të Mjedisit “Fillonid Durrachieni” në vitin 2005 dhe kryetar i shoqatës së miqësisë Shqipëri – Holandë. E gjithë kjo përvojë dhe rezultatet që arriti me punë shkencore, e bën atë të njohur anekënd vendit. Por ai mbeti përherë njerëzor, modest dhe i thjeshtë, aq sa kur bisedon me të gati nuk të besohet se pikërisht ai, është mjeku i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë, kolegë dhe pacientë pa fund, të cilët nga ana e tyre i drejtohen për këshilla pa drojë dhe me besim. Autor i dhjetëra e dhjetëra artikujve kushtuar shkencës së urologjisë, arritjeve bashkëkohore të saj dhe perspektivave që i çelen në të ardhmen, kryesisht bazuar në përvojën e tij, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë fushë.

Për të është e shenjtë porosia e Ralf Valdo Emersonit qysh në shek. XIX, se “Vlera e një parimi përcaktohet nga numri i dukurive që ai është i aftë të shpjegojë; nga teoritë mbi sëmundjet, e mirë është vetëm ajo që njëkohësisht propozon edhe shërimin”. Por, duhet theksuar gjithashtu se dr. Flamur Tartari, duke gdhendur jetën dhe veprën e të gjithë atyre që me përkushtim profesional dhe sidomos atdhetar, bënë historinë e ndritur të mjekësisë tonë, në librat e mrekullueshëm “Gjurmë të mjekësisë shqiptare” në disa volume, e ka lartësuar edhe emrin e tij dhe e ka vendosur për së gjalli në Panteonin e mjekësisë. Ja pse ai nderohet kudo, ashtu sikurse e thotë dhe mbiemri i tij, si një kalorës postier i palodhur i lajmeve të mira, sidomos tani që mjekësia jonë ka nevojë më shumë se kurrë të kujtojë se nga kaloi rruga e saj e ndritur.

Tags: ditëlindjaFlamur TartariNga Shpendi Topollaj

JU SUGJEROJME

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
UET, lind ‘Medicus’, revista shkencore e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike

UET, lind ‘Medicus’, revista shkencore e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In