Aktualitet

Drama e dy familjeve në Shkodër, 12 anëtarë preken nga COVID-19, mes tyre edhe një fëmijë 13 vjeç





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:22 - 03/04/20 |
mapo.al

12 nga 27 rastet e reja me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar në Shkodër. Mësohet se të infektuarit janë të gjithë anëtarë të dy rretheve familjare në lagjet Kiras dhe Dobraç. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakaçolli u shpreh gjatë prezantimit të të dhënave për 24 orët e fundit, se mes të infektuarve është edhe një fëmijë i moshës 13-vjeçare.


“Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike. Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik”, tha ajo.


Në të gjithë vendin numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 304, 16 prej të cilëve kanë humbur jetën, ndërsa 89 janë shëruar dhe kanë lënë spitalin.


LEXO EDHE: 


E frikshme në Shkodër/ Nga 15 teste, 12 raste të reja me koronavirus

27 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, 13 shërohen


Etiketa: , ,

Pas