Aktualitet

Drama e Sanatoriumit, tre mjekë dhe tre infermierë të infektuar me koronavirus














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:03 - 16/03/20 |
mapo.al

Tre mjekë dhe tre infermiere të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë janë bartës të virusit COVID-19. Dy mjekë rezultuan pozitivë një ditë më parë, ndërsa 4 të tjerët nga personeli shëndetësor i këtij spitali, u konfirmuan ditën e sotme, gjatë përditësimit të të dhënave nga zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, duke e çuar në 51 numrin e të infektuarve në vendin tonë.





Stafi mjekësor ka qenë në kontakt me pacientin që po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia i cili ka qenë bartësi COVID-19.


Mësohet se personeli është në gjendje të mirë shëndetësore, pa simptoma dhe i vetëkarantinuar.




Edhe në Durrës, tre ditë më parë, rezultoi një mjek si bartës i COVID-19, i cili është infektuar nga 73-vjeçarja që humbi jetën, e cila gjithashtu në fillim nuk tregoi për udhëtimin në Itali.

Lexo edhe :  PAMJE TË RËNDA/ Trafikanti i drogës ekzekuton policin në SHBA

LEXO EDHE: 


9 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, arrin në 51 numri i të infektuarve

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas