fbpx

Aktualitet

“Dramë” në Dortmund, gjashtë gola vendosin ndeshjen (VIDEO)





               Publikuar në : 22:31 - 22/11/19 |
mapo.al

Borussia Dortmund ka marrë një pikë jetike për objektivat. Verdhezinjtë arritën që të barazonin 3-3 në një 90 minutësh “të çmendur” në “Signal Iduna Park” ndaj Paderborn.


Edhe pse ishte në disavatazh të tre golave pas pjesës së parë, Dortmund gjeti forcën për të reaguar dhe për të marrë një pikë dramatike.



Mamba shënoi dy gola brenda 37 minutave të para, teksa Holtmann para fundit të pjesës së parë u duk se i dha goditjen “knock-out” të besuarve të Lucien Favre.


Gjithsesi, skemat e zvicerianit në dhomat e zhveshjeve motivuan Dortmund. Me rikthimin në fushë, Sancho ngushtoi shifrat, ndërkohë që Witsel në të 84 minutësh shënoi për 3-2.

Goli me vlerën e 1 pike erdhi nga koka e Marco Reus. Pas këtij barazimi, Dortmund mbetet në vendin e 5-të me 20 pikë, teksa Paderborni i Klaus Gjasulës qëndron në vendin e fundit me 5 pikë.


Etiketa: , , , , ,

Pas