Sociale

Dramë njerëzore/Me prindërit gjallë, vajza 15 vjeç jepet për birësim






               Publikuar në : 21:08 - 24/05/19 |
mapo.al

Një çift nga Durrësi është detyruar të japë vajzën e tyre të vetme për birësim për shkak se janë të sëmurë dhe pa mundësi ekonomike. Historia trondisë u prezantua sonte në emisionin “Boom”.


Dhurata Koka, 50-vjeçe jeton në Durrës dhe prej 7 vitesh është e sëmurë. Siç, ajo tregon mjekët nuk kanë arritur ti përcaktojnë një diagnozë të saktë ndërsa shëndeti i saj përkeqësohet dita ditës. Prej 7 muajsh ajo qendron vetëm shtrirë dhe e ka të pamundur për të bërë një jetë normale.

“Kam 7 muaj që nuk ngrihem fare nga dysheku, më dhemb gjithë trupi. Nuk ka kush të më bëjë shërbim dhe ujin që e pi e vjell. Bashkëshorti tani po bën koronaren. Jetoj vetëm. Nuk mund të rri në këmbë fare, sidmos pas këtyre ilaçeve që kam pirë. Nuk mban dot trupi kokën dhe koka trupin”, shprehet ajo.

Por me dramatike bëhet situata, kur 50 vjeçarja rrëfen se për shkak të sëmundjes që ka, ajo është detyruar ta japë për birësim vajzën adoleshente. Dhurata thotë se e kishte të pamundur për ta mbështetur nga ana financiare që ajo të vazhdonte jetën dhe shkollën normalisht.

“ Edhe vajzën nga gjendja shëndetësore dhe gjendja shumë e vështirë ekonomike e kam birësuar. Ishte nxënëse e shkëlqyer, la klasën e 9 përgjysëm. Kam dy muaj që e kam birësuar, nuk e përballoja dot, ishte gjynah. Vajza është 15 vjeç. Flas me të dhe mund ta takoj por nëna është nënë, unë po tretem dita-ditës. Vetëm ajo që është nënë e di sesi është të largosh fëmijën se nuk je në gjendje ta mbash, nuk i përgjigjesh dot”, thotë mes lotësh nëna e sëmurë.

Sakaq teksa ka dhënë këtë intervistë ajo ka pohuar se bashkëshorti i saj ndodhet në spital për ndërhyrje në zemër…

 


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas