Bayern Munich është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë. Bavarezët u mundën nga ekipi i Bundesligës 2, Holstein Kiel 4-5 me penallti.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, ndërsa 30 minutat e kohës shtesë nuk prodhuan asgjë për skuadrat.
I pari që shënoi gol në këtë ndeshje ishte lojtari Serge Gnarby 14’, pas një asistimi të Thomas Muller.
Më pas, reagimi i Kiel erdhi afër fundit të pjesës së parë, ku Bartels 37’ shënoi për të barazuar shifrat në 1-1.
Leory Sane 48’, shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, ndërsa Ëahl barazoi 2-2 për ta dërguar ndeshjen në kohën shtesë, ku nuk pati gola.
Nga pika e bardhë skuadra e Holstein Kiel u tregua më e saktë, duke eliminuar ekipin e Bayern Munich.