Aktualitet

Drejt Greqisë me heroinë, arrestohet 59-vjeçari nga Berati





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:48 - 03/01/20 |
mapo.al

Policia Kufitare e Kakavijës parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të drogave të forta drejt shtetit fqinj të Greqisë. Në pranga ka rënë 59-vjeçari B.R nga Berati, të cilit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy pako me heroinë me peshë 555 gram.


“Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të planit të posaçëm të masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të lëndëve narkotike duke përfituar edhe nga fluksi, si dhe në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë automjetin në pronësi të shtetasit B.R., 59 vjeç, banues në Berat. Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare, në çantën e tij personale u gjetën dy pako me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë totale 555 gram”, njofton policia.


Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në policinë e Gjirokastrës, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.R., për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.




Etiketa: , , ,

Pas