Aktualitet

“Drejtësi për Liri”/ Shqiptarët protestojnë në Shkup kundër vendimit për “Monstrën”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:37 - 26/02/21 |
mapo.al

Të premten në Shkup është protestuar me moton “Drejtësi për Liri” kundër vendimit të Gjykatës Penale për rastin Monstra.





Protestuesit janë penguar nga kordoni i forcave policore të shkojnë para qeverisë, për të paraqitur kërkesat e tyre ndaj autoriteteve zyrtare, dhe për pasojë një pjesë e protestuesve ka hedhur gjësende të forta drejt pjestarëve të forcave të sigurisë.


Forcat policore arrestuan disa protestues. Nga përballja me protestuesit një pjesë e policëve pësun lëndime.




Kryetari i Këshillit Organizativ të protestave Bedri Hajdari, ka thënë se policia mund të bllokojë rrugën, por jo edhe realizimin e drejtësisë, andaj ka kërkuar nga protestuesit të tregohen me gjakftohtësi.


“Kjo nuk është protestë ilegale. Këtu nuk ka njerëz kriminel, njerëz provokues, por njerëz që duan drejtësi”, ka deklaruar ai para protestuesve.



Pavarësisht se ka bërë thirrje që protestuesit të shpërndahen, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi ata kanë vazhduar të qëndrojnë në afërsi të udhëkryeqit pranë kompleksit të gjykatave ku është vendosur kordoni i policisë.

Të martën Gjykata Penale e Shkupit, ka dënuar me burgim të përjetshëm Alil Demirin, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq, të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve më 12 prill 2012 pranë Liqenit të Smillkovës, rreth 12 kilometra nga Shkupi./REL/

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas