Aktualitet

Ambasada e SHBA: 1 në 3 gjyqtarë, me pasuri 250 mijë euro në vit





               Publikuar në : 17:39 - 12/11/19 |
mapo.al

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përcjellë një tjetër mesazh të fortë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në sistemin gjyqësor. Përmes një video në shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada e SHBA thekson se për të përmirësuar sistemin gjyqësor në Shqipëri ka ndihmuar edhe USAID.


Video vijon më tej duke theksuar se mjaft gjyqtarë shqiptarë nuk justifikojnë pasuritë e tyre, teksa deklarojnë jo pak por 250 mijë euro të ardhura në vit, kur rroga e tyre vjetore është 10 mijë euro. Ndërsa të tjerë, vijon ambasada amerikane, deklarojnë pasuri miliona dollarë.



A e dini se paga mesatare për një gjyqtar është 10 mijë euro në vit? Megjithatë, një 1 në 3 gjyqtarë deklaruan pasuri me vlerë mbi 250 mijë euro në vit. Disa deklarojnë disa miliona dollarë”, thekson ambasada e SHBA.


Postimi i Ambasadës së SHBA
Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003. Ambasada e SHBA në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni. Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni.


Etiketa: , , ,

Pas