Aktualitet

Drejtësia i vrau për së dyti














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:15 - 09/07/21 |
Mirgen Çela

Behar Pema, shoferi që shkaktoi një tragjedi është dënuar me 4 vite burg për aksidentin rrugor më 13 shtator të vitit 2020, ku humbën jetën dy vajza të reja dhe u plagosën rëndë dy të tjera.






Ky vendim i Gjykatës së Elbasanit, i kapërcen kufijtë e skandalit. Drejtësia ka zhgënjyer jo vetëm nënat e viktimave, njëra prej të cilave ka reaguar edhe në rrjete sociale për vendimin, por mbarë opinionin publik.


Ditën e 13 shtatorit, Behar Pema po udhëtonte me 160 km/h dhe ishte i dehur kur përplasi makinën ku udhëtonin katër vajza të reja. Lusinda Garunja humbi jetën në ditën e lindjes, edhe një nga shoqet ndërroi jetë, Xheneta Qallia, ndërsa dy të tjera u plagosën rëndë.







Sipas Kodit Penal, neni 290 për ‘Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor’ thuhet se kur nga kjo vepër penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burg nga 5 deri në 20 vite.



Drejtësia ku është? E kuptueshme që po i vret për së dyti. Nëna e Lusindës, që lotët s’do t’i thahen kurrë, përmes rrjeteve sociale ngre pyetjen sesi nuk përmbyset kjo botë nga ajo çka i ka ngjarë dhe vendimi që është marrë.



Më tej, e ëma i dedikon disa fjalë të bijës që nuk jeton më. “Më 13 shtator në ditëlindjen tënde Lusi, fryma e jeta jeme, ta morën jetën padrejtësisht… në një ditë kur si çdo e re don me e gëzu, ti më erdhe e pajetë e veshun si nuse, ashtu si çdo nanë don me e pa bijën e vet, por në arkivolin e ftoftë…” 

Dhimbje e trishtim. E ëma e Lusindës thotë se nuk kërkoi vetëgjyqësi se besonte tek ‘Drejtësia’, por kjo e fundit e zhgënjeu atë, dhe jo vetëm.  “Edhe sa gjame duhet me ndodhë që i papërgjegjshmi me marrë dënimin e meritum e mos me e pësu edhe shum familje të tjera dhimbjen tonë“- mbyllet reagimi i nënës së Lusindës. Këto fjalë prekin të madh e të vogël, por drejtësia që kemi të zhgënjen, “të vret” dhe për së dyti, si jo rrallëherë.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas