Aktualitet

Drejtimi i OSBE-së, një ide që nisi në vitin 2006





               Publikuar në : 12:38 - 10/01/20 |
mapo.al

Nga Besnik Mustafaj


Marrja e Presidences se OSBE-se shenon pa dyshim nje afirmim me rendesi te Shqiperise si kontributore ne marredheniet nderkombetare. Si shqiptar deshiroj fort qe kjo pergjegjesi e madhe te permbushet me sukses.



Por kam edhe nje arsye personale per t’u ndjere sot i kenaqur. Kandidatura jone per ta marre kete rol eshte vene ne vitin 2006. Ishte hera e pare qe nje qeveri shqiptare synonte nje projekt, te cilin nuk kishte asnje shans ta zbatonte vete. Pra, ishte hera e pare qe nje qeveri shqiptare hidhte themelet e nje ngrehine te rendesishme politiko-diplomatike, te cilen do ta gezonin ekipe te tjera qeverisese. Per mua, si minister i jashtem ne ate periudhe, ishte krejt e qarte se 14 vjet me vone, ne 2020, une dhe koleget e mi, perfshire ketu edhe Kryeministrin Berisha, do te ishim ne pension. Por mua me udhehiqte nje mesim i Curçillit, i cili thote se dallimi midis burrit te shtetit dhe qeveritarit te zakonshem qendron ne faktin se burri i shtetit merr vendime qe lidhen me brezat e ardhshem, ndersa qeveritari i zakonshem merr vendime qe lidhen me zgjedhjet e radhes,


Ne ate periudhe, Shqiperia monitorohej nga OSBE, siç vazhdon te monitorohet edhe sot. Kur fillova te flas me koleget e mi, ministra te jashtem te vendeve anetare, per t’u kerkuar mbeshtetjen, shume prej tyre gjenin menyren per te ma kujtuar se nuk eshte normale te kerkosh kryesimin e nje organizate, nen monitorimin e te ciles je. Ishte verejtje me vend. Monitorimi nga OSBE eshte tregues i forte i mangesive substanciale qe ka zbatimi i demokracise ne vend. Por, siç kishin filluar punet pas zgjedhjeve te vitit 2005, une sinqerisht isha i bindur se ky monitorim nuk do te zgjaste. Dhe ua dhashe pa ngurrim kolegeve garancine se ne vitin 2020 Shqiperia do te ishte nje vend me demokraci te konsoliduar. Mire bera, sado qe, fatkeqesisht, historia tregoi se isha gabuar ne parashikimin tim.

Eshte rasti te kujtoj sot me mirenjohje nxitjen qe me dhane per pjekjen e kesaj ideje grupi i vogel i bashkepunetoreve ne kabinetin tim, me drejtoret njeri pas tjetrit Llesh Kola e Halil Hyseni, dhe keshilltaret Genc Muça, Desada Metaj e Xhuli Mehdiu. Por vetem ne nuk mund t’ia dilnim. Ideja u prit shume mire nga i gjithe trupi diplomatik i Ministrise se Jashtme. Per konkretizimin e saj punuan me dashuri dhe profesionalizem te larte veçanerisht nje dore diplomatesh te spikatur, midis te cileve do te permendja Spiro Koçin, Mimoza Halimin e ndonje tjeter. Me pas ata do te beheshin edhe ambasadore te shkelqyer. Kam mesuar shume nga bashkepunimi me ta.

Nje falenderim te posaçem kam edhe per Kryeministrin Sali Berisha. Pa mbeshtetjen e tij te forte, nje projekt i tille sigurisht qe nuk mund te merrte rruge. Ne kete vale entuziazmi ne vume edhe kandidaturen e Shqiperise per nje vend si anetare jo e perhershme ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se per vitin 2022, te cilin kam besim se do ta marrim. Pa modesti te shtirur po i lejoj vetes te pohoj se nuk e kishim te lehte. Ne po mbillnim ca peme, me te cilat toka e administrates politike te shtetit shqiptar nuk ishte e mesuar.


Etiketa: ,

Pas