Media

Drejtoi “Opinion”-in ulur, Fevziu flet për problemin shëndetësor




               Publikuar në : 15:14 - 07/03/19 |
mapo.al

Prej më shumë se 20 vitesh emisioni “Opinion” shfaqet rregullisht në ekran nën moderimin e gazetarit Blendi Fevziu. Ai karakterizohet nga një mënyrë e veçantë moderimi pasi në shumicën e emisioneve, përveç intervistave ballë për ballë me personalitete të njohur, Blendi Fevziu qëndron gjithmonë në këmbë pavarësisht orarit apo kohëzgjatjes së “Opinion”.


Këtë javë një detaj i pazakontë na ka rënë në sy në tre emisionet e fundit: Blendi Fevziu përveç prezantimit dhe pjesës hyrëse, qëndron i ulur e pa lëvizur përgjatë gjithë emisionit. Në krye të studios si asnjëherë më parë gazetarit i është vendosur një karrige për të qëndruar.

Bordo.al kontaktoi Blendi Fevziun për të ditur arsyen e këtij ndryshimi të pazakontë në moderimin e emisionit shumë të ndjekur për të ditur nëse bëhej fjalë për arsye shëndetësore apo se produksioni ka menduar të ndryshojë mënyrë moderimi. “Kam qenë i sëmurë! Disa emisione kam qenë me temperaturë 39”, iu përgjigj Blendi Fevziu interesimit.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas