Drejtori i AKMC, Haki Çako ka shkuar në Kakavijë për shkak të situatës së krijuar, ndërsa 200 Efektivët e FA prej mbrëmjes së djeshme ndodhen në këtë pikë kufitare.
Efektivët e FA janë nga Tirana, Berati dhe Gjirokastra. Efektivët kanë shpërndarë e vazhdojnë të furnizojnë qytetarët me ujë dhe ushqime.
1.5 mijë litra ujë e qindra paketa ushqimesh vijojnë të shpërndahen prej ditës së djeshme në pikën kufitare të Kakavijës në ndihmë të qytetarëve të cilët presin në radhë të gjata për të hyrë në territorin grek.