Vidhte energjinë elektrike, arrestohet ish-drejtori i OSHEE-së për rrethin e Hasit.
Sulejman Brati, 56 vjeç është arrestuar gjatë ditës së sotme, pasi sipas policisë vidhte energji në lokalin e tij.
56-vjeçari nga fshati Golaj i Hasit, është kapur ditën e sotme nga efektivët e komisaratit të policisë së Krumës.
Ai ishte duke bërë lidhje të paligjshme të energjisë për lokalin e tij.