Aktualitet

Drejtuesi i kantierit: Inceneratori i Fierit, gati të nisë punën







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:54 - 15/10/20 |
mapo.al

Akuzave se inceneratori i Fierit nuk ekziston, ju përgjigj kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier Sh.p.k, me hapjen e dyerve për mediat në vëzhgimin e ecurisë së projektit.


“Ndihem i indinjuar se si politika ndërhyn duke akuzuar një shoqëri koncensionare e cila ka marr përsipër të bëjë një investim teknologjik tepër inovator në trajtimin e mbetjeve urbane.


Landfilli dhe impianti i trajtimit të ujërave është i përfunduar 100% dhe është gati për pritjen e mbetjeve për të cilën ne kemi kontaktuar dhe bashkitë e qarkut fier.



Sugjeroj që të mos paragjykojnë jashtë këtij objekti por të mund të vijnë ta shikojnë e ta prekin nga afër këtë vepër. Shoqëria koncensionare ka kryer të gjitha pagesat për blerjen e makinerisë dhe impiantit teknologjik të trajtimit të mbetjeve sipas standardeve më të fundit europiane nga shoqëritë më të mira teknologjike në trajtimin e mbetjeve sic janë Franco Tossi, Ruths, etj… vlera 14 milionë euro përfshin pjesën e investimit teknologjik të inceneratorit.


Këtu dua të shtoj dhe kostot e landifillit 4.2 mln euro, kosto e impiantit të trajtimit të ujrave 1.2 mln euro, linja e selektimit të mbetjeve 700 mijë euro, punimet sipërfaqësore dhe nëntokësore 2 mln euro gjithashtu investimet ne instrukturë rrugore, ndricim gjelbërim dhe siguri që shkojnë 1.2 mln euro”, u shpreh Enid Dine, drejtues i kantierit.


 


Etiketa: , ,

Pas