Drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Demokratike po zhvillojnë mbledhjen e përjavshme në selinë blu.
Mbledhja mbahet nga kreu i kësaj force, Lulzim Basha.
Nga burime për Gazetën Mapo mësohet se arsyeja e kesaj mbledhjeje është raportimi për organizimin dhe ecurinë e fushatës elektorale, deri më tani.
Gjithashtu bëhet me dije se në këtë mbledhje, do të caktohet dhe ndarja e zonave ku do të punojnë kandidatët për deputet të PD, në qarqet në të cilat janë caktuar.
Po ashtu, teksa jemi 34 ditë nga zgjedhjet besohet se janë dhënë edhe porosi për menaxhimin e tensioneve të mundshme në fushatë.