Aktualitet

Drejtuesja e Krimeve të Rënda: Më çoni në Prokurorinë e Përgjithshme














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:01 - 08/10/19 |
ro ot

Drejtuesja e komanduar e Krimeve të Rënda kërkon të transferohet në Prokurorinë e Përgjithshme. Media ka zbardhur kërkesën që Donika Prela ka dorëzuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.






Shkresa është depozituar në KLP në ditët e para të tetorit, fakt që është konfirmuar edhe nga vetë ky institucion. Kërkesa e saj po shqyrtohet nga Komisioni i Karrierës e më pas KLP-ja do të dalë me një vendim.


Aktualisht Donika Prela është drejtuese e komanduar e Prokurorisë për Krime të Rënda, por me krijimin e SPAK-ut, ky organ shkrihet, ç’ka për Prelën do të thotë rikthim në Prokurorinë e Durrësit, ku ka emërimin.







Kujtojmë se me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme dy vite më parë, u shkarkua Besim Hajdarmaj nga drejtues i Krimeve të Rënda dhe në vend të tij, u caktua znj. Prela.




1




Etiketa: , , ,

Pas