Aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftari (Cekja) dhe Drilon Hoxha i janë drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me shumë mundësi për ndonjë projekt kinematografik. Dyshja duket se po e shijon së tepërmi qëndrimin në New York, të paktën kështu të lë të kuptosh fotografia e postuar së fundmi në “Instragram” nga Hoxha.
Ata pikasen në të duke gëzuar në atmosferë karnavalesh, në shoqërinë e tre vajzave të bëshme, me të pasme të ekspozuara. E teksa Driloni shihet duke përqafuar dy prej tyre, Cekja vihet re se mban në dorë një telefon, me shumë gjasa për të fotografuar momentin.