Spikeri i lajmeve Drini Zeqo është treguar gjithnjë i rezervuar përsa i takon jetës së tij personale. Mirëpo, në një postim të fundit në “Instagram”, Drini duket se qenka i përfshirë në një histori dashurie.
“Nuk jam i sigurt nëse jemi takuar në momentin e duhur, por fakti që jemi të dy bashkë, le të provojmë më të mirën tonë”-ka shkruar Drini, duke na bërë kështu kureshtarë për partneren e tij të re.