Kryeministri Edi Rama dhe Shefja për Politikën e Jashtme në BE, Federica Mogherini njihen për gjuhën e njëjtë që ata flasin sa i përket integrimit.
Por ajo çka i dallon qartazi është mënyra se si e shohin këtë proçes.
Edi Rama, ndryshe nga zyrtarja e lartë e BE-së, ia njeh meritat qeverisë dhe PS-së për marrjen e rekomandimit, duke sulmuar jo pak opozitën që sipas tij ka bërë të pamundurën për të mos shkuar drejt këtij vendimi.
“…Dua të bëj një dallim, rekomandimi i Komisionit Europian është dokumenti që provon se ne i kemi bërë një për një të gjitha detyrat. Vendimi i vendeve anëtare pastaj është momenti kur edhe politikisht Shqipëria duhet të mbështetet. Dhe natyrisht që drejt atij momenti jo të gjithë dhe jo gjithkund janë dakord, jo sepse kanë një problem domosdoshmërisht me Shqipërinë por sepse sot në çdo vend anëtar dhe sidomos në vendet e mëdha ka një dinamikë e cila flet qartë për rritje dhe kërcënim të projektit të Evropës së bashkuar nga individë dhe forca që duan mbylljen dhe jo zgjerimin.
Në këtë aspekt është e papranueshme dhe e pafalshme që qoftë edhe një shqiptar i vetëm të komunikojë me këdo qoftë, në cdo nivel me BE-në, që t’i bashkohet këtyre forcave duke ushqyer me probagandën e baltës për politikë të brëndshme në Shqipëri ata individë dhe ato forca politike. Dhe kjo është ajo që ka ndodhur edhe në Berlin 48 orë më parë dhe kjo do të vijojë të ndodhë deri në sekondën e fundit…”, – tha Rama.
Ky moment, sipas tij, e bën të sekëlldisshme marrëdhënien me opozitën. “E cila është larg se qëni aq e pjekur për të qënë në lartësinë e këtij momenti ku cdo shqiptar që ka mundwsi të thotë një fjalë për vendin e vet, të thotë fjalën e duhur në shërbim të vendit të vet…”
Një ditë më parë, Mogherini deklaroi se bashkëpunimi mes opozitës e mazhorancës solli hapjen e negociatave.
Mire thua ti, por ty perse nuk e bere nje gje te tille ne 2008 – 2009 qe kembëngulshe kembe si mushka