Mësohet se Dritan Dajti ka bërë kundër-rekurs ndaj Prokurorisë së Apelit. Ai pretendon të mos pranohet rekursi i prokurorisë në Gjykatën e Lartë që të dënohet me burg të përjetshëm. Me argumentin se ankimi i prokurorisë së Apelit nuk është bërë nga prokurori i dosjes, por nga një tjetër, Dajti pretendon të mos pranohet rekursi i prokurorisë si i bërë në kushte joligjore. Kujtojmë që Dajti u dënua 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve dhe vendimi i gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda hapi debat të madh dhe u bë shkak për nisjen e hetimeve mbi gjyqtarët.