Kronika

“Dritan Dajti”/ PD sulmon Sandër Lleshajn: Eunuk i Ramës. Me kë komunikon nga burgu killeri?






               Publikuar në : 15:37 - 10/02/19 |
mapo.al

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Brendshëm dhe asaj të Drejtësisë në lidhje me reduktimin e dënimit për Dritan Dajtin. Në një reagim zyrtar, PD është treguar e ashpër me ministrin Lleshaj, të cilin e ka quajtur si “eunuku i Ramës”, ndërkohë që reagimin e ministrave e ka quajtur si teatër kriminal.


Lotët e krokodilit nuk e ndryshojnë dot faktin se vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, Dritan Dajti, është praktikisht i liruar nga drejtësia e re e Edi Ramës. Shqiptarët mund të gënjehen njëherë, por jo përgjithmonë!. Në vend që t’u besojnë kërcënimeve qesharake të eunukut të Ramës në Ministrinë e Brendshme, shqiptarët e dinë se karrigia e Edi Ramës është blerë nga votat e krimit të organizuar, i cili, fatkeqësisht, nuk luftohet dot me lotë krokodil.”, thuhet në reagimin e PD.

Deklarata e plotë e PD

3 ditë me vonesë, të shtrënguar nga presioni ndërkombëtar dhe revolta e opinionit publik, kukullat e Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Drejtësisë u bënë pjesë e teatrit kriminal me aktor Dritan Dajtin dhe regjisor Edi Ramën. Lotët e krokodilit nuk e ndryshojnë dot faktin se vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, Dritan Dajti, është praktikisht i liruar nga drejtësia e re e Edi Ramës.

Shqiptarët mund të gënjehen njëherë, por jo përgjithmonë! Në vend që t’u besojnë kërcënimeve qesharake të eunukut të Ramës në Ministrinë e Brendshme, shqiptarët e dinë se karrigia e Edi Ramës është blerë nga votat e krimit të organizuar, i cili, fatkeqësisht, nuk luftohet dot me lotë krokodili.

Faktet janë kokëfortë:

Edi Rama kishte nën kontroll Gjykata e Lartë, kur ajo zhvlerësoi dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe i hapi rrugë vendimit skandaloz që siguron lirinë e shpejtë të një prej kriminelëve më të tmerrshëm. Edi Rama, njeriu që përgojon gjithë Tiranën, heshti kur Gjykata e Lartë ndihmoi Dritan Dajtin, heshti edhe 3 ditë më parë, pas vendimit skandaloz për Dritan Dajtin.

Në qeverisjen e Edi Ramës të gjithë bandat dhe kriminelët më të rrezikshëm janë lënë të lirë, që nga Hakmarrja për Drejtësi, Banda e Durrësit tek Banda e Lushnjës dhe trafikantët ndërkombëtarë të kokainës në Xibrakë. Në vend të lotëve të krokodilit për një vendim të dirigjuar nga Edi Rama, Ministrja e Drejtësisë duhet t’i kërkojë prokurorisë që të zbardhë përgjimet nga burgu të Dritan Dajtit dhe t’u thotë shqiptarëve:

Me kë komunikon nga burgu Dritan Dajti?

Kë shantazhon nga burgu vrasësi i 4 policëve në krye të detyrës?

Kush i ka dalë Dritan Dajtit garant për lirimin e tij të shpejtë?

Pyetjet janë konkrete dhe kërkojnë përgjigje konkrete, jo lojra fjalësh e mashtrime për shkarkime gjyqtarësh nga qeveria që ka në dorë të shkarkojë Vangjush Dakon, por vazhdon ta mbrojë atë për
blerjen e votave në bashkëpunim me të ngjashmit e Dritan Dajtit.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas