Dritan Dajti është konfirmuar i prekur me koronavirus dhe për këtë arsye është shtruar fillimisht në spitalin e burgut të Peqinit.
Burimet saktësojnë se krahas të dënuarit përjetë, janë konfirmuar të infektuar me koronavirus edhe 4 të dënuar të tjerë që vuajnë dënimin për vepra të ndryshme penale, në sektorin e sigurisë së lartë.
Dritan Dajti, po vuan dënimin në burgun e Peqinit, për vrasjen e katër policëve në gusht të vitit 2009.
Dy netë më parë, Dritan Dajti u transferua nën masa të rrepta sigurie në ambientet e spitalit të burgut në Tiranë, për t’ju nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Ai ka rezultuar i prekur me koronavirus dhe nga kjo sot i është nënshtruar disa ekzaminimeve te spitali Infektiv. Forca të shumta policore kanë blinduar mëngjesin e sotëm Infektivin, ku Dritan Dajti mësohet se iu nënshtrua një skaneri në mushkëri.