Aktualitet

Dritan Leli thellon përçarjen me PS: Nuk vij as në Teatër e as në Universitet!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 02:04 - 18/06/21 |
mapo.al

“Lufta e ftohtë” në distancë mes kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe socialistëve vijon.






Pas refuzimit për mbledhje në teatrin “Petro Marko” këshilltarët e bashkisë së Vlorës kanë kërkuar një tjetër takim, këtë herë në ambientet e universitetit “Ismail Qemali” me rend ditë diskutimin dhe miratimin e projektvendimit për sekretarin e këshillit.


Por kryebashkiaku Leli ka refuzuar kërkesën për mbledhje në godinën e universitetit duke lënë të hapur vetëm një rrugë, online.







Kjo me argumentin se grumbullimet nuk lejohen për shkak të masave anti-COVID. Sa i përket cështjes së sekretarit, ai thotë se nuk ka nxitim, pasi nuk është larguar nga puna, por ka dalë në pension.



“Ndjesë të gjithë lexuesve që e kanë humbur radhën e kërkesave të Këshillit Bashkiak për mbledhje jashtë radhe, por më duhet të sqaroj sërish se qëndrimi im për të zhvilluar mbledhje në ambiente të mbyllura, pavarësisht emrit, ngelet i njëjtë.

Theksoj gjithashtu se nuk është bërë asnjë largim nga puna! Sekretari i Këshillit Bashkiak, Agron Gjipali, njësoj si disa kolegë të tjerë që kanë punuar në Bashkinë e Vlorës, gjatë këtyre ditëve, janë njoftuar se kanë plotësuar kushtet për të përfituar pensionin e pleqërisë”, shkruan Leli në një postim në Facebook.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas