Kronika

Droga në Spanjë/ Gazetari Hoxha: Shqiptarët drejtojnë trafikun e kokainës






               Publikuar në : 17:27 - 01/05/18 |
mapo.al

Gazetari investigative Artan Hoxha ka komentuar operacionin e policisë spanjolle që sekuestroi 1 ton kokainë në Madrid ditën e djeshme dhe në pranga përfunduan dy shqiptarë, të njohur si koka të bandës.


I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News24”, Hoxha tha jo më kot shqetësimi i policisë amerikane për kriminalitetin në Shqipëri është rritur, për shkak të shtimit të rasteve të lidhjes së shqiptarëve me bandat kolumbiane.

Sipas tij, ekziston frika se karteli i rrezikshëm kolumbian ka krijuar një strukturë në Shqipëri dhe kryesisht të lidhurit me kolumbianët janë veriorët, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Një nga rastet që provon pse policia amerikane është shqetësuar për kriminalitetin në Shqipëri. Shqiptarët nuk janë më të parëndësishëm në tregun e narkotikëve në kontinentin amerikan.

Nuk jemi organizata kriminale tipike si ato italianet, Cosa Nostra, Gomorra etj, por janë shpërndarë shumë duke krijuar aktivitet brenda e jashtë territorit.

Operacioni ndodhi në bashkëpunim nga policia spanjolle, ajo amerikane dhe kolumbiane. Janë përdorur dhe të infiltruar. Tani problem është se kush e ka infiltruar, përveç përgjimeve. Kemi të bëjmë me një grup të struktuar me lidhje në dy kontinente.

Është kapur personi përgjegjës për grumbullimin dhe kalimin e kokainës në Spanjë. Dy shqiptarët janë përgjegjës për marrjen e ngarkesës, shpërndarjes së saj në Spanjë, ka sasi të mëdha droge. Janë kapur dhe dy spanjollë, bashkëpunëtorë të shqiptarëve.

Nuk kemi një hetim në Shqipëri për ta dhe nuk i dimë aktivitetet e tyre këtu. Në sasinë e 790 pakove kishte logo të CR7, Cristiano Ronaldos.

Sipas policisë spanjolle, po me fluturim dërgoheshin dhe paratë në Kolumbi. Kemi të bëjmë me kokainë të pastër. Karteli kolumbian po përpiqet të krijojë rrugë në të gjithë vendt, origjina e shqiptarëve që po marrin pjesë në këto grupe janë nga veriu, Tropoja, Has, Kosovë. Policia shqiptare po mundohet të kuptojë në karteli kolumbian ka një strukturë këtu në Shqipëri,” tregoi Hoxha./BW/


Etiketa: , , ,

Pas