Aktualitet

Droga nga Durrësi, shkatërrohet grupi shqiptar që trafikoi mbi 4.5 ton kanabis e kokainë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:43 - 04/03/20 |
mapo.al

Policia italiane ka shkatërruar një grup shqiptarësh që kryenin trafikim të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë dhe nga Amerika latine drejt shtetit fqinj.


Karabinierët sekuestruan mbi 4 ton e gjysmë marijuanë, kokainë si dhe një sasi hashashi, me vlerë totale prej 8 milionë eurosh.


Autoritetet italiane kanë arrestuar 15 persona ndërsa kanë arritur të zbulojnë dhe rrugët e furnizimit të drogës.


Furnizimi me kokaine kryhej nga Amerika e jugut ndërsa marijuana dhe hashashi mbërrinte në Itali nga vendet e Ballkanit, duke kaluar nga porti i Durrësit, siç tregon edhe kjo video e policisë italiane.


Operacioni ka nisur pas kontrolleve në disa prej lokaleve të natës në Torino, ku u ndalua dhe një 33-vjeçar shqiptar, i cili kishte rol kyç në trafikimin e drogave.

Autoriteteve u kishte bërë përshtypje sasia e madhe e drogës që mbërrinte në qytet, pagesat e larta që kryheshin si dhe magazinat për të ruajtur gjithë ngarkesën.

Trafikantët në bashkëpunim me shqiptarin 33-vjeçar kishin marrë shtëpi me qira pranë bregdetit të Adriatikut për ruajtjen e drogës si dhe një flotë të anijeve për të ndjekur rrugën e trafikimit Shqipëri-Puglia apo Shqipëri-Molise.

Në një rast, karabinierët e Torinos gjetën tonelata droge në një vilë në bregdetin e Termolit, sasi e cila ishte nisur nga Shqipëria.

Trafikantët shqiptarë pas një defekti në motorin e gomones të nisur nga kanali i Otrantos kishin hedhur disa ton marijuanë në det, sasi e cila më pas u tërhoq nga bashkëpunëtorët italianë.

Sipas medieve italiane, shqiptarët kishin role kyçe dhe në transportin e drogës nga Amerika latine drejt Italisë.

Karabinierët zbuluan dy shqiptarë që niseshin me fluturime të posaçme, me dhjetëra kilogramë kokainë të fshehur në bagazhet e tyre.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas