Bota

Drogë dhe 12 vrasje, vdes në burg nga koronavirusi kapoja meksikan





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:01 - 11/05/20 |
mapo.al

Moisés Escamilla May, një kapo i një karteli të rrezikshëm kriminal në Meksikë, vdiq në burg nga Covid-19, bën të ditur BBC. Escamilla, 45 vjeç, shte lideri i grupit të frikshëm, Los Zetas.


Ai po vuante një dënim prej 37 vitesh burg, për krim të organizuar dhe ishte akuzuar për vrasjen dhe masakrimin e 12 vetëve në Yucatán.


Moisés Escamilla May, që njihej edhe me nofkën May i shëndoshë, ishte lider i kartelit Los Zetas. Ai ishte shpërndarësi më i madh i drogës në Kankun, dhe kontrollonte rrjetin nga Amerika Qendrore në resortet luksoze buzë detit.


May kishte po ashtu një rrjet të madh informatorësh, përfshirë edhe policë lokalë të rajonit ku shtrinte aktivitetin.


Grupi i tij konsiderohej më i forti në zonën e Kankunit. May shihej si një i burgosur me rrezikshmëri shumë të lartë dhe mbahej në burgun me sigurinë më të lartë në vend, në Puente Grande.

Ai pati probleme me frymëmarrjen që me 6 maj dhe vdiq dy ditë më vonë, por autoritetet e bën të ditur lajmin vetëm dje.

 

 


Etiketa: , , ,

Pas