Aktualitet

Drogë e vjedhje/ Arrestohet 46-vjeçari në Kavajë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:02 - 27/09/20 |
mapo.al

Policia e Kavajës ka arrestuar një 46-vjeçar në banesën e të cilit ka sekuestruar lëndë narkotike kanabis.


A. Gj., banues në Kavajë, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.


Ai, gjithashtu kryente vjedhje banesash dhe portofolash.


Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i policisë:


Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjeve, të cilat dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Sekuestrohet në banesën e 46-vjeçarit, 277 gramë lëndë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bazuar dhe në pamjet filmike, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 46 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

– Më datë 26.09.2020 ka vjedhur banesën e shtetasit F. H.
– Më datë 19.07.2020 i ka vjedhur shtetases E. S., çantën e dorës.
-Më datë 28.06.2020 ka vjedhur banesën e shtetasit F.Sh.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 277 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa si dhe bimë të kultivuar në oborrin e banesës.

46-vjeçari, gjatë marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vjedhjeve të lartpërmendura dhe të sendeve të kundraligjshme të sekuestruara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , , , ,

Pas