6 persona janë arrestuar mengjesin e së shtunës nga policia italiane në kuadër të hetimeve që ishin bërë për kapjen e një sasie marijuanë prej 260 kg, që u sekuestrua me 4 korrik te këtij viti në një gomone.
Mjeti lundrues vinte nga Shqipëria, dhe veç marijuanës, që ishte parfumosur me aromë jasemine për t’i shpëtuar qenve të policisë, është sekuestruar në tubat e gomones edhe 0.5 kg kokainë.
Shtetasit e arrestuar janë prangosur pas urdhërit të lëshuar nga Gjykata e Brindizit.
Fillimisht me 4 korrik ishin kapur dy italiane, të cilët e transportonin gomonen me një makinë, ndërsa tashmë pas hetimeve të bëra janë prangosur edhe 6 të tjerë. Ende nuk dihet identiteti i tyre.