Aktualitet

Drogë me motor, momenti kur Forcat Speciale shtrijnë në asfalt trafikantët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:36 - 06/08/21 |
mapo.al

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacioninn e koduar “Motoristi” duke arrestuar në flagrancë 7 shtetas për kultivim të lëndëve narkotike.






Në njoftimin e policisë behet e ditur se janë arrestuar shtetasit: Korab Cala, Anton Gjini, Onfred Dedja, Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala, Alfred Sefa.








Mësohet se këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me 3 mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë ku pas ndalimit të policisë janë gjetur 62 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe janë sekuestruar 3 mjetet dhe 12 aparate celulare.



Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.



Njoftimi i Policisë

Durrës

Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Motoristi”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Lexo edhe :  Kapet me rreth 1200 bimë kanabisi, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

Sekuestrohen rreth 62 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 7 shtetas.

Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas marrjes së informacionit se disa shtetas që po lëviznin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dispononin sende të kundërligjshme me vete, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Motoristi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

C., 39 vjeç, O. D., 44 vjeç, K. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, G. L., 28 vjeç, banues në Dibër, A. Gj., 39 vjeç, G. S., 22 vjeç dhe A. S., 40 vjeç, banues në Krujë.

Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me 3 mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në njërin prej mjeteve u gjetën rreth 62 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas