Aktualitet

Drogë, mitraloz, kallashnikov dhe municion – Arrestohen dy persona nga Kuçova (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:11 - 06/11/20 |
mapo.al

Dy persona nga Kuçova janë arrestuar në Durrës, për kultivim bimësh narkotike dhe trafikim armësh zjarri e municion luftarak.






Bëhet fjalë për të identifikuarit me inicialet A.P., 47 vjeç, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, dhe B.H., 60 vjeç, i dënuar për falsifikim.


Ata u arrestuan pas një pune disa mujore, ku si rezultat u dokumentua aktiviteti i tyre kriminal.







Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e policisë sekuestruan 2 armë zjarri, mitraloz dhe kallashnikov, 822 fishekë, një sasi lënde narkotike kanabis sativa, 2 mjete në pronësi të tyre, si dhe 3 aparatë celularë, të cilët të prangosurit i kishin në përdorim.




Njoftimi i Policisë:



Durrës

Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak jashtë vendit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Telekomanda”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sekuestrohen 1 mitraloz, 1 kallashnikov, municion luftarak, 2 automjete, aparate celularë dhe një sasi lëndë narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal.

Në vijim të punës për mbajtjen e situatës kriminale nën kontroll, parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, të armëve të zjarrit dhe lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bazë të informacioneve disamujore të ndjekura me metoda speciale të hetimit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, kanë goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. P., 47 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”;

B. H., 60 vjeç, banues në fshatin Magjat, Kuçovë, i dënuar më parë për falsifikim.

Arrestimi i tyre u bë pas një pune disamujore me metoda speciale të hetimit, ku si rezultat u dokumentua aktiviteti i tyre kriminal i trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak jashtë vendit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Në cilësinë e provës materiale shërbimet e Policisë sekuestruan 2 armë zjarri (mitraloz dhe kallashnikov), 822 fishekë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 2 mjete në pronësi të shtetasve B. H. dhe A. P., si dhe 3 aparate celular, të cilët këta shtetas i kishin në përdorim.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municioneve” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

1


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas