Saturday, May 21, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Drogë në makinë funerali” – I penduari: Roli i dy ish-shoqëruesve të Tahirit

by mapo.al
05/07/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Gazeta MAPO zbardh të tjera detaje nga dëshmia e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të arrestuar tre ditë më parë në kuadër të operacionit “Shpirti” dhe të akuzuar se kanë trafikur drejt Italisë 6 ton drogë e llojit kanabis sativa.

Skafisti Fiqiret Seferi që mban statusin e të penduarit të drejtësisë ka rrëfyer detaje tronditëse të implikimit në trafikun e drogës të dy ish-gardistëve, Hekuran Marku e Agustin Deda, pjesë e eskortës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

I penduari pohoi se me gardistët i prezantoi një person më emrin “Pingio”, që më vonë u identifikua si Eltjon Bregasi dhe që konsiderohej si njeri i rëndësishëm në trafik.

“Pingio na prezantoi me bodygardët. Pingio është i kërkuar në Shqipëri. Ai është ose nga Përmeti ose nga Skrapari. Banon në zonën e Marikajt. Është rreth 140-150. Është i dobët dhe i pamartuar. Nuk kishte makinë ishte gjithmonë i shoqëruar nga bodygardë. Kur kemi shkuar ta takonim në Memaliaj ishte i shoqëruar nga bodygardët”, tha Seferi.

Fiqiret Seferi iu tha hetuesve italianë se ish-gardistët dhe njëherazi shoqëruesit e Tahirit, ishin pronarë të plantacioneve të drogës në Memaliaj.

“Bashkë me Pingio-n e Hekuranin kemi shkuar në Memaliaj ku kishin kultivuar drogën në plantacion në hapësirë. Që ishte e shpërndarë në 2 apo 3 zona në mes të pyllit. Jam ne gjendje të gjej atë vend. Ne i kemi parë bimët nga larg duke na i treguar ata. Rreth 3-4 km më larg kemi hyrë në një magazinë ku ishin 20 -30 punëtorë që po pastronin gjethet e marijuanës që ndodheshin në thasë të mëdhenj. Plantacioni ishte i Hekuranit dhe ‘Pingo’ komandonte punëtorët që merrnin 10 deri në 15 euro në ditë”, thotë i penduari.

Pas takimit në magazinën e plantacionit, skafisti -thotë se sollën mallin nga Memaliaj në Lumin Shkumbin me qëllim për ta trafikuar drejt Italisë, porse aty hasën disa probleme të vogla.

“Kur mbërritëm në Gosë, Kavajë kemi parë policinë dhe për këtë njoftuam Pingion. Ky i fundit mori në telefon Hekuranin dhe Agustinin, duke i informuar se kishin parë policinë lokale. Shkuam te një vend që dinte Ajdini. Mallin e shkarkuam tek varrezat e ‘Pingios’ dhe ai na tha se do të prisnim Agustinin e Hekuranin deri kur të mbaronin shërbimin, se ishin bashkë me Ministrin dhe do e shoqëronin në shtëpi. Kur e pamë policinë nuk ndaluam. Ndërsa prisnim që Hekurani dhe Agustini të vinin, ata telefonuan Pingion dhe i thanë të rrinte i qetë, sepse nuk kishte asnjë sinjalizim për transportimin tonë”, shpjegon i penduari.

Ai thotë se dy gardistët u shfaqen pas mesnate.

“Hekurani dhe Agustini erdhën tek ne pas mesnate. Kemi ngarkuar drogën dhe kemi në Vilëbashtovë. Gjatë rrugës na kanë shoqëruar ata të dy. Kemi ngarkuar gomonen dhe jemi nisur, ishte 20 dhjetor. Në ngarkim ishin 5 vetë. Unë, Ajdini dhe 3 persona të tjerë, që udhëtonin me një ‘Mercedez Vito’. Ishte dhe një makinë e përdorur për vdekjet (makinë funerali). Dy bodygardët nuk ishin të pranishëm në ngarkim dhe nisje”, tregon ai.

I penduari flet edhe për shumën që do të paguhej ai dhe miku i tij, Ferhat Ajdini nëse do të kapeshin teksa transportonin drogën për në Itali.

“Pingio, Agustini e Hekurani na thanë që unë e Ajdini do të fitonim 100 mijë euro për kokë për transportin e kësaj droge, po u arrestuam”, thotë i penduari.

Në dosjen e SPAK-ut thuhet se dy ish-gardistët në bashkëpunim me Eltjon Bregasin, si dhe shtetasit italianë Silvio Sidella, Raffaele Addante, Guisepe Vispo, Alesio Ventrella kanë trafikuar 1016 kg lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Sasia është kapur nga autoritetet në Bari. SPAK ka dyshime se dy ish-punonjësit e policisë, në bashkëpunim me Bregun, shtetasit italianë dhe disa persona të paidentifikuar, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Operacioni “Shpirti” u finalizua me firmosjen e 28 urdhërarresteve. Te penduarit e drejtësisë, Fiqiret Seferi, Ferhat Ajdini, Donial Drolli, Mariglen Shusha dhe Elton Hamza, kanë rrëfyer detaje tronditëse të implikimit të zyrtarëve të policisë në trafik, që nga garancia që u jepnin bosëve të drogës, për të kultivuar, magazinuar e transportuar drogën, e deri tek fikja e radarëve që skafistët të largoheshin qetësisht drejt Italisë.

Tags: Agustin DedaEltjon BregasiHekuran Markuish-shoqeruesit e tahiritOperacioni shpirtisaimir tahiri

JU SUGJEROJME

Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Arkiva 2

Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  

21/05/2022
A do të dalë sërish në ring Saliu?
Kryesore

Ngjela: A do ta bëjë dot plazhin sivjet në Gjirin e Lalëzit Sali Berisha?

21/05/2022
Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike
Bota

Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike

21/05/2022
Dy të rinjtë bien nga lartësia, dërgohen në spital me urgjencë
Aktualitet

Aksident në Lezhë/ Nga përplasja e dy mjeteve, një i ri mbetet i plagosur rëndë

21/05/2022
Next Post
Detajet e reja – Çfarë zbuloi Caroline që bashkëshorti grek e vrau barbarisht

6 ditë para se të vriste Caroline, çfarë bëri piloti grek me paratë e vjehrrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
  • SHIFRA E DITËS: Vlera e një stadiumi! Vetëm Roma-Fejnord i sjell vendit 100 mln euro
  • Ngjela: A do ta bëjë dot plazhin sivjet në Gjirin e Lalëzit Sali Berisha?
  • Në ‘kërkim’ të kryetarit, njoftim i Komisionit të Rithemelimit
  • Verë e parakohshme, Anticikloni i Afrikës Veriore pushton Europën (sa zgjat)



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In