Dekriminalizimi dhe hetimi i organizatave kriminale shqiptare të shtrira jashtë vëndin zënë pjesën më të madhe të letërporosive të prokurorisë shqiptare përgjatë 2017-ës. Në Raportin e prokurorisë rezulton se në një vit janë 735 letërporosi të mbërritura nga jashtë në interes të kërkesave të hetimeve të nisura në Shqipëri.
Burime nga akuza sqaruan se në këtë shifër pjesën më të madhe e zë verifikimi i të shkuarës së zyrtarëve të lartë jashtë vendit për efekt të të ligjit të dekriminalizimit si dhe persona të përfshirë në grupe kriminale të drogës, prostitucionit dhe pastrimit të parave, raporton Report tv.
Për llogari të drejtësisë shqiptare përgjatë vitit që lamë pas rezulton se janë 260 persona në kërkim të cilët dyshohet se fshihen jashtë vëndit. 145 persona janë ekstraduar nga Shqipëria drejt vendeve partnere me të cilat ne kemi marrëveshje përgjatë 2017-ës ndërsa nga jashtë janë 194 raste.
Tirana ka numrin më të lartë të procedimeve në harkun e një viti me 10266 të tila dhe Përmeti me numrin më të ulët prej 122 procedimeve në një vit.