Tetë nxënës të shkollës “Qemal Stafa” kanë marrë drogë në mbidozë dhe janë dërguar me urgjencë në QSUT.
Dyshimet janë se ngjarja është e qëllimshme nga një nxënëse, për të cilën kanë nisur hetimet.
Burime nga policia thanë se, 8 të rinjtë kanë konsumuar një 1 medikament që i ka vënë në gjumë.
Burime nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, thanë se medikamentin ‘Titus’, të rinjtë e kanë marrë në mbidozë.
Ilaçi u ka shkaktuar të rinjve përgjumje dhe frenim të sistemit nervor. Sipas mjekëve, 8 nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën
Policia mësohet se ka nisur një procedim penal për nxënësen G.L, 16 vjeç e cila akuzohet për dëmtime të tjera me dashje.